Ilir Beqaj

Grupi negociator Shqipëri-BE, largohet Ilir Beqaj, në vend të tij Jona Suli

29 Dhjetor 2023, 13:24| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 14:59

  • Share

Qeveria ka miratuar zëvendësimin e Ilir Beqajt me Jona Sulin, ish Sekretare në Ministrinë e Turizmit në grupin e negociatorëve me Bashkimin Evropian.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë, pasi Beqaj dha dorëheqjen disa javë më parë, kur Gjykata E Posaçme vendosi për të masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Për shkak të hetimit nga SPAK për koncesionet në Shëndetësi, Beqaj dha dorëheqjen edhe nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post që e mbante prej vitit 2021.

Në grupin e negociatorëve me Bashkimin Evropian janë zëvendësuar edhe një sërë emrash të tjerë, si Albana Koçiu e Ervin Mete, pasi këta të fundit u emëruan ministra.

Vendimi

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar,  bëhen këto ndryshime:

a) Fjalët “Znj. Albana Koçiu” zëvendësohen me “Znj. Enkela Dudushi”;

b) Fjalët “Z. Ilir Beqaj” zëvendësohen me “Znj. Jona Suli,”;

c) Fjalët “Z. Ervin Mete, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator për kapitullin 9;” zëvendësohen me “Znj. Mimoza Kaçi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator në detyrë për kapitullin 9, deri në emërimin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv;”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boti: 29/12/2023 15:22

    Iku se ka detyra me te rendesishme tek siguria e larte se afermi..????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?