Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët z. Lukas Mandl dhe z. Davor Ivo Stier, përfaqësuesë të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian.
Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i Grupit Parlamentar, ku ndër të tjerat shkruan se “heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncojë lidhjet krim i organizuar- qeverisje, duke cenuar shenjtërinë e lirisë së fjalës, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje.
Reagimi i plotë:
Kënaqësi të nisnim takimet e ditës së sotme në Parlamentin Europian me dy eurodeputetë të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane (EPP) z. Lukas MANDL dhe z. Davor Ivo STIER, njohës të mirë të Ballkanit Perëndimor dhe miq të Shqipërisë.
Partia Demokratike mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë, si një ëndërr e shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm. Por, integrimi europian është frenuar për shkak të 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës.
Ndryshe nga Edi Rama, për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike integrimi duhet të ndodhë më së pari me respektimin e vlerave europiane në qeverisjen e vendit, ku në themel duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve, mbrojtja e interesit publik, lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në vend të reformave që afrojnë Shqipërinë me BE, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas.
Heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cënuar parimin universal të prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncoi lidhjet krim i organizuar–qeverisje, duke cënuar shenjtërinë e lirisë së shprehjes, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje.
Edi Ramës nuk i mjafton më për të mbajtur pushtetin vetëm përdorimi i krimit të organizuar apo paratë e pista të korrupsionit. Prandaj edhe ka kaluar në një fazë tjetër, në atë të asgjësimit me çdo mjet e çmim të kundërshtarit politik. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse Shqipëria është më e madhe dhe më e rëndësishme se etja e tij e sëmurë për pushtet personal dhe absolut.
Lajmi kryesor:
‘Free Berisha’, PD protestë në Parlamentin Europian, 'harron' Metën: Opozita e burgosur, qeveri teknike! Dogjani për Report Tv: BE t’i kërkojë llogari Ramës
S.G/ReportTv.al