Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, ka shkruar presidentja e këtij institucioni, Roberta Metsola, në Twitter.
“Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë. Ekspertët tanë të TI-së po e kundërshtojnë atë dhe po mbrojnë sistemet tona. Kjo, pasi ne e shpallëm Rusinë si shtet-sponsor të terrorizmit. Përgjigja ime: #SlavaUkraini”, ka shkruar ajo, raporton Reuters.
Lajmi kryesor:
Sulmet ruse lënë Kievin në errësirë! Ikin dritat dhe në Moldavi! E shpalli Rusinë ‘shtet terrorist’, Parlamenti i BE-së, 'pre' e sulmeve kibernetike nga Moska
S.S/ReportTv.al