Grupit negociator me Greqinë i shtohet dhe një tjetër ekspert për detin

20 Mars 2018, 12:43
  • Share

Listës së grupit negociator me Greqinë për cështjen e kufirit detar i shtohet edhe një emër i ri, ai është eksperti i së drejtës ndërkombëtare Ksenofon Krisafi.  Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime nga Presidenca. “Është shtuar vetëm emri i Ksenofon Krisafit, ka qenë një propozim i Ministrisë së Jashtme” thanë burimet pranë Presidencës. Krisafi ka qenë ish- drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore. Sa i takon ekipit negociator, opozita ka shprehur rezerva për Artur Meçollarin, pasi e akuzon si spiun. Megjithatë për Presidentin Meta akuzat e opozitës kanë rezultuar jo problematike.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta i dha autorizimin Bushatit për negociatat me Greqinë për zgjidhjen e kufirit detar mes dy vendeve. Ky vendim i kreut të shtetit bën që ministri Bushati të ketë tashmë dritën jeshile për të lëshuar plotfuqishmërinë dhe nisjen e bisedimeve me Athinën Zyrtare. Autorizimi i Metës erdhi pas takimit me kryeministrin Edi Rama dy javë më parë dhe tre letrave të shkëmbyera me kryediplomatin Bushati, për termat e marrëveshjes së Detit si dhe për ekipin e negociatorëve në tryezë përballë grekëve. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi Paktin Detar Berisha-Karamanlis dhe garantimin e sovranitetit territorial. 

13 negociatorët e Shqipërisë
Armand Skapi -Ministria e Jashtme
Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare
Artur Mecollari - Kapiten i parë i Forcave Detare
Arsen Mullai -  Drejtor i Përgjithshëm i AKBN
Viktor Doda - Drejtor i Përgjithshëm i shërbimit gjeologjik shqiptar
Aida Hajna-Zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN
Qirjako Qirko-Ambasador i Shqipërisë në Londër
Elira Kokona- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë
Ferdi Hysaj-Instituti i Gjeografisë
Luan Bërzhita-Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës
Ksenofon Krisafi- Ekspert i së drejtës ndërkombëtare

 

d.b/shqiptarja.com

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?