Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi ku presidenti i klubit të Ankaraguçu, Faruk Koça, ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes kundër Rizespor.
Më herët gjyqtari kishte ndëshkuar me të kuq Ali Soue, ish-sulmuesin e Skënderbeut që lunte për Ankaraguçu, ndërsa ajo që nxehu më shumë situatën ishte në minutën e 97 kur miqtë e Rizespor barazuan rezultatin.
Në ato momente trajneri Emre foli për pak çaste me presidentin, ndërsa ky i fundit nxitoi për të goditur me grusht arbitrin e FIFA-s Umut Meler. Pasi ra në tokë, disa të tjerë që gjendeshin aty afër, e goditën arbitrin edhe me shqelma në kokë, duke shkaktuar një skandal të madh në elitën e futbollit turk.
Lajmi kryesor:
Grusht arbitrit, arrestohet presidenti i klubit turk! Reagon edhe Erdogan, përjashton nga partia përgjegjësin e dhunës
Ne.k.//ReportTv.al