Grusht kokës sulmuesit kundërshtar, Grezda nuk gjen qetësi, rrezikon përjashtimin për një kohë të gjatë

1 Qershor 2020, 11:48| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 11:49

  • Share

Futbollisti i Kombëtares shqiptare Eros Grezda mund ta pësojë shumë keq për shkak të një veprimi të bërë ditën e djeshme sipas mediave kroate. Lojtari me origjinë nga Gjakova sipas raportimeve e ka humbur toruan pas eliminimit të ekipit të tij Osijek nga Kupa e Kroacisë, në gjysmëfinalen kundër Rijekës.

Grezda thuhet se pas ndeshjes ka shkuar në parkimin jashtë stadiumit dhe ka goditur me grusht në kokë sulmuesin e Rijekas Antonio Colak. Për zbardhjen e ngjarjes është përfshirë edhe policia.

Nëse kjo rezulton e vërtetë atëherë pritet që Grezda të marrë një dënim të rëndë nga federata kroate e futbollit dhe gjithashtu rrezikon t’i hapë vetes punë me policinë. Osijeku u eliminua nga kupa me rezultatin 3-2, pas një penalltie të dhënë në minutën e 74, të kontestuar shumë.

Grezda në janar kaloi te Osijeku në Kroaci, një skuadër ku kishte luajtur edhe më parë. Kjo pasi futbollisti i Kombëtares dështoi të bënte mirë te Rangers, ku për shumë kohë luajti në ekipin e të rinjve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?