KOSOVË - Dhunohet me grushta dhe shkelma arbitri i ndeshjes mes Istogut dhe Arbanasit në Ligën e Tretë në futbollin kosovar. Pamjet që vijnë nga "IndeksOnline" janë të rënda, me kryesorin Diamant Hoti që u dhunua në krye të detyrës.
Me ndeshjen që ishte 3-2 për Istogun, në minutën e 90-të miqtë e Arbanasit pretenduan një penallti, që për arbitrin nuk qëndronte. Kaq ka mjaftuar që futbollisti kosovar të dhunonte arbitrin.
Menjëherë në fushë u fut policia, që pasi qetësoi situatën e arrestoi në flagrancë futbollistin më problematik. Veç lojtarit të arrestuar, arbitri Hoti nuk u tremb dhe ndëshkoi disa lojtarë me karton të kuq. E paprecedentë ngjarja në Kosovë, me policinë që arreston në fushë futbollistin.