Momenti i kaosit në Prizren

Sport

Grushta në Prizren, basketbollisti i Pejës sulmohet nga tifozët vendas! Ndërpritet ndeshja

27 Prill, 21:44| Përditesimi: 27 Prill, 22:28

  • Share

Prizren, Kosovë - Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta lojtarin mik, Marques Townes.

Rezultati ishte 84-78 për skuadrën vendase, kur filluar përleshjet. Kanë qenë disa tifozë vendas që ishin pranë parketit ata që kanë goditur basketbollistin e Pejës.

Peja ka dalë me një njoftim para pak çasteve, ku ka njoftuar se është sulmuar lojtari i tyre.

“5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushta pas kokës. KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme”, shkruhet në postimin e Pejës.

Pas afro 45 minutash ndërprerje, sfida rinisi dhe në pesë sekondat e mbetura rezultati nuk ndryshoi. Bashkimi fitoi kundër Pejës 84-78.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?