Adrien Rabiot dhe Jonathan Rowe

Sport

Grushta te Marseille, Rowe përleshet me Rabiot në dhomat e zhveshjes! Klubi i nxjerr në shitje

20 Gusht, 13:35| Përditesimi: 20 Gusht, 13:39

  • Share

FRANCË - Tension i madh te Marseille pas humbjes 1-0 ndaj Rennes. Menjëherë pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes ka shpërthyer një përplasje e ashpër mes Jonathan Rowe dhe Adrien Rabiot, duke detyruar klubin t’i përjashtojë të dy përkohësisht nga ekipi i parë dhe t'i nxjerrë në treg.

Sipas raportimeve të RMC Sport dhe La Provence, Rowe dyshohet se ka goditur me shuplakë mesfushorin francez, pasi u ndje i provokuar nga komentet për lojën e tij. Incidenti ndodhi rreth orës 23:00 pas ndeshjes, me gazetarët që dëgjuan ulërima nga korridoret pranë dhomës së zhveshjes. Situata u përshkallëzua shpejt, por trajneri Roberto De Zerbi, stafi teknik dhe drejtori sportiv Mehdi Benatia ndërhynë për të ndalur konfliktin.

Kjo ngjarje ndodhi në një moment delikat për Marseille, që e nisi sezonin 2025-26 me disfatë zhgënjyese ndaj Rennes, duke pësuar gol nga Ludovic Blas në kohën shtesë, pavarësisht dominimit dhe superioritetit numerik në fushë.

Vetë trajneri De Zerbi ka kërkuar që dyshja të shitet, me Rowe që ka interes nga Bologna, ndërsa Rabiot ndiqet nga Milan, Inter dhe Juventus.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?