Dhuna dhe përleshja në derbin e basketbollit

Grushtat në derbin e basketbollit, Disiplina dënon Partizanin! E pësojnë edhe sportistet e Tiranës

21 Prill 2023, 13:20| Përditesimi: 21 Prill 2023, 13:22

  • Share

Derbi në basketbollin e femrave mes Partizanit dhe Tiranës nuk ka kaluar pa sanksione nga Disiplina e Federatës Shqiptare të Basketbollit. Grushtat mes basketbollisteve të dy skuadrave dhe tifozëve kanë sjellë gjoba të majme për klubin e Partizanit si organizator, teksa janë dënuar edhe basketbollistet Alyssa Bannister dhe Lavette Eduards e Partizanit, si edhe Ebi Dishnica dhe Enisa Qosja e Tiranës.

Ndeshja përfundoi me fitoren e ekipit të Partizanit me rezultatin 86-83. Pas përfundimit të ndeshjes paraqitet dhunë verbale dhe fizike. Lojtaret me numër 22 dhe 33, përkatësisht Antoinette Alyssa Bannister (Partizani) dhe Lasonja Lavette Edëards (Partizani), në përfundim të ndeshjes kanë fyer verbalisht stolin e ekipit kundërshtar nëpërmjet gjesteve josportive duke shkaktuar tension të panevojshëm.

Pas përshkallëzimit të komunikimit verbal ku krahas lojtareve të Partizanit janë përfshirë dhe lojtaret me numër 12 dhe 23 të ekipit të SK Tiranës, përkatësisht Ebi Dishnica dhe Enisa Qosja, situata e tensionuar ka kaluar në përleshje fizike. Gjithashtu, në sulm fizik janë përfshirë dhe spektatorë të cilët janë futur në fushë pas përfundimit të ndeshjes dhe kanë krijuar një situatë të pa denjë për një ndeshje basketbolli.

Për sa më sipër, në zbatim të rregullores së aktiviteteve kombëtare të basketbollit, Komisioni i Disiplinës vendosi:

1. Në zbatim të nenit 13.8, pika f, “Hyrja e spektatorëve në fushën e lojës para, gjatë ose pas ndeshjes, në një ndeshje të organizuar nga një shoqatë anëtare”, ndëshkim i shoqatës organizatore të ndeshjes, “Partizani Basket”, në shumën 10’000 lek.;

2. Në zbatim të nenit 13.8, pika h, “Ushtrim dhune i spektatorëve ndaj pjesëtarëve të ekipeve (lojtar, trajner, etj.)”, ndëshkim i shoqatës organizatore të ndeshjes, “Partizani Basket”, në shumën 100’000 lek, për mosmarrje të masave të duhura të sigurisë.;

3. Në zbatim të nenit 14.9, “Sjellje josportive e lojtareve, trajnerëve apo personave të tjerë që qëndrojnë në stol (fyerje, kërcënime, etj.) të cilat nuk janë ndëshkuar nga gjyqtarët gjatë ndeshjes si edhe pas përfundimit të saj, por paraqiten nga vëzhguesi”, ndëshkim i lojtareve të Partizanit, Antoinette Alyssa Bannister (nr.33) dhe Lasonja Lavette Edëards (nr.22), si dhe lojtareve të SK Tiranës, Ebi Dishnica (nr.12) dhe Enisa Qosja (nr.23), në shumën 10’000 lek për secilën.;

4. Në zbatim të nenit 14.17, “Realizimi i sulmit fizik ndaj kundërshtarëve (lojtar, trajner, etj.), spektatorëve apo pjesëtar të ekipit të tij, para, gjatë ose pas ndeshje, pa pasoja për shëndetin e viktimës”, dënim i lojtareve të Partizanit, Antoinette Alyssa Bannister (nr.33) dhe Lasonja Lavette Edëards (nr.22), si dhe lojtares së SK Tiranës, Ebi Dishnica (nr.12), në shumën 50’000 lek për secilën. *Në mungesë të pamjeve filmike gjatë gjithë ngjarjes dhe duke ju referuar fakteve të paraqitura nga Vëzhguesi Teknik i ndeshjes, sipas procedurave të përcaktuara në rregulloren e aktiviteteve të basketbolllit, Komisioni i Disiplinës nuk mund të vlerësojë përfshirjen në vendim të dënimit me përjashtim të lojtareve të përfshira në ngjarje sipas përcaktimit shtesë në nenin 14.17.;

 5. Tërhiqet vëmendje të gjithë Vëzhguesve Teknik të sigurojnë zhvillimin e ndeshjeve basketbollistike si përgjegjës për zbatimin e masave teknike dhe të sigurisë të përcaktuara në rregulloren e aktiviteteve të basketbollit.

Kundrejt këtij vendimi mund të apelohet brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?