'Grushti i Hekurt 2', në ring boksierët më të mirë shqiptarë! Organizatori Hysa: Ndeshja si këto kurrë më parë në Ballkan

22 Mars, 12:37| Përditesimi: 22 Mars, 18:10

  • Share

Grushti i Hekurt 2, pas ndeshjeve spektakolare që prdhoi vitin e kaluar, rikthehet sonte me ndeshjet më të forta që kanë patur ndonjëherë boksierët shqiptarë. Në ‘Feti Borova’, duke nisur nga ora 18:00 do jenë gjithsej 16 përballje ku ndër të tjera spikat ajo e peshave të mesme mes Alban Bermetës, i 44 në botë dhe me 0 humbje në boksin profesionist, kundër turkut Fatih Keles, i 43 në botë dhe me një ekperiencë më të madhe.

“E di që është një ndeshje e vështirë, por ka ardhur koha të përballemi me boksiera të nivelit të tillë nëse duam të konkurojmë apo të arrijmë një titull të mirë,”-u shpreh Alban Bermeta, boksier.

Nëse Bermeta ia del mund të shkojë ndër 20 boksierët më të mirë në botë, ashtu si Denis Nurja, i cili përballet me boksierin nga Namibia Charles Shinima. Ky i fundit edhe pse i 64 në botë nuk ka asnjë humbje në karrierë pas 17 ndeshjesh.

“Do jap maksimumin dhe shpresoj të shkojë çdo gjë mirë ashtu siç ka shkuar në stërvitje. Ringu do ta tregojë,”-tha Denis Nurja, boksier.

Diçka më e lehtë do jetë për kolonel Alban Beqirin, i cili rikthehet pas një kohe më të gjatë në ring dhe përballë do ketë turkun e talentuar Oner Sahinerol.

“Nuk duhet të nënvlerësohet asnjë kundërshtar. Është i ri dhe i perspektivës dhe më kujton fillimet e mia. Në Turqi në krahasim me Shqipërinë boksierët rriten me hapa shumë më të mëdhenj se ne, por unë do të bëj atë që di të bëj më së miri: ‘vendin tim krenar’,”-deklaroi Alban Beqiri, boksier.

Për organizimin e Grushtit të Hekurt janë angazhuar emra të rëndësishëm të sportit shqiptar si Taulant Sërmasi, por edhe vetë boksieri i peshave të rënda Nelson Hysa.

“Është një nga aktivitet më të mira që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Këto numra dhe nivel të lartë boksierësh nuk kanë ardhur ndonjëherë në ballkan dhe jo më në Shqipëri,”-u shpreh Nelson Hysa, organizator.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?