Sport

'Grushti i hekurt', nata e boksit në Tiranë! Mbi 50 duele te amfieteatri, 5 prej tyre për titull

11 Korrik, 13:46| Përditesimi: 11 Korrik, 15:01

  • Share

Boksieri shqiptar Alban Bermeta ka shansin e artë të vendosë një tjetër rrip në brezin e tij. 33-vjeçari, në natën e madhe të boksit shqiptar, do të duelojë kundër ganezit Mbanugu jo vetëm për të mbrojtur titullin WBA, por edhe atë WBO.

“Ndjehem shumë mirë që u rikthevea me një ndeshje kaq të rëndësishme në Shqipëri. Shpresoj ta mbroj titullin që kam dhe të fitoj një titull tjetër. Jam përgatitur mirë, me fazë përgatitore në Itali dhe Angli. Jam në top formë dhe mendoj se do të marrë një fitore të mirë,”-u shpreh boksieri Alban Bermeta. 

Në Amfiteatrin e hapur të liqenit artificial në Tiranë do të ketë një tjetër duel për titull në boksin profesionist. Benjamin Imeri, shqiptari nga Maqedonia e Veriut, grushton për herë të parë në Shqipëri kundër Paul Sackey.

“Kjo do jetë hera e parë që do ndeshem në Shqipëri përballë tifozëve shqiptarë. Jam shumë i privilegjuar që është për titull dhe dua ta fitoj, se për herë të parë do jetë krenari ta ketë një shqiptar,”-tha boksieri Benjamin Imeri.

Më shumë kureshtje priten edhe 5 duelet e boksit olimpik ku ekipi kombëtar kuqezi do të përballet me përfaqësuesen e Turqisë. Zëvendës kapiteni i kombëtares Kristi Bejko beson se kuqezinjtë do të bëjnë diferencën.

“Jemi shumë gati për sfidat sepse jemi përgatitur. Të gjithë boksierët më gati se kurrë dhe pres fitore nga të gjithë prej tyre,”-deklaroi boksieri Kristi Bejko.

Për mbështetësit që do të jenë te amfiteatri premtimi është se do të kenë spektakël dhe adrenalinë të madhe.

“Do jenë ndeshje të luftuara, ndeshje të forta dhe ne i kemi marrë të gjitha masat që ndeshjet të shkojnë sa më mirë, të ketë dyluftime të forta dhe të bukura,”-u shpreh presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Florend Kalivopulli.

Eventi Grushti i Hekurt do të nisë rreth orës 20:00, teksa në total do të ketë mbi 20 ndeshje në disiplina të ndryshme.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?