Grushti i shtetit në Mianmar: Mësuesit bashkohen me protestat masive kundër ushtrisë

5 Shkurt 2021, 14:00| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 14:02

  • Share

Qindra studentë dhe pedagogë kanë pushtuar sheshet në Mianmar kundër grushtit ushtarak të shtetit.

Demonstruesit në një universitet në qytetin më të madh, Yangon, ofruan mbështetjen e tyre për lideren e burgosur Aung San Suu Kyi dhe mbanin shirita të kuq, ngjyra e partisë së saj.

Mësues dhe studentë u mblodhën jashtë Universitetit Dagon, ku ata shfaqën përshëndetjen me tre gishta, shenjë e përdorur për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj sundimit autoritar.

Ne nuk do të lejojmë që brezi ynë të vuajë nën këtë lloj diktature ushtarake" tha një student për, agjencinë e lajmeve AFP.

Studentët në Universitetin Dagon brohorisnin "Rroftë Nënë Suu" dhe mbanin flamuj të kuq, ngjyra e partisë LKD.

Suu Kyi dhe udhëheqës të tjerë janë burgosur që prej grushtit të shtetit të  drejtuar nga Ushtria.  Gjatë ditës së sotme, ushtria arrestoi një tjetër udhëheqëse të lartë nga partia e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (LKD).

Pas grushtit të shtetit në vend nuk ka pasur trazira të shumta, i cili ka zhytur vendin e Azisë Juglindore në pasiguri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?