Bota

Grushti i shtetit në Mianmar, ambasadori në Londër kalon natën në makinë: Atasheu ushtarak ka zaptuar ambasadën

8 Prill 2021, 09:27| Përditesimi: 8 Prill 2021, 09:30

  • Share

Ambasadori i Mianmarit në Britani të Madhe Kyaw Zwar Minn është larguar nga ambasada në Londër, veprim që e ka quajtur “puç” nga ushtria, e cila mori pushtetin me dhunë në fillim të muajit shkurt.

Kyaw Zwar Minn, i cili ka bërë thirrje për kthim të rregullit civil në vendin e tij, ka deklaruar se më 7 prill se zëvendësi i tij e ka larguar atë nga ambasada në qendër të Londrës dhe ka marrë kontrollin në emër të ushtrisë së Mianmarit.

“Ky është një lloj puçi në mes të Londrës, mund ta shihni se ata kanë pushtuar ndërtesën time”, ka deklaruar ambasadori.

Qindra protestues janë mbledhur bashkë me ambasadorin jashtë ndërtesës, pas raportimeve se ai është larguar nga ambasada.

Kur është pyetur se kush është brenda, ai është përgjigjur se aty qëndron “atasheu i mbrojtjes, që ka pushtuar ambasadën time”.

Muajin e kaluar, ambasadori Kyaw Zwar Minn ka bërë thirrje për lirimin e lideres së zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi dhe presidentit Win Myint, çka ka nxitur ministrin e Jashtëm britanik Dominic Raab ta përshëndesë për “kurajën” që ka.

Britania ka sanksionuar disa anëtarë të ushtrisë së Mianmarit, si pasojë e grushtit të shtetit dhe ka kërkuar rikthimin e demokracisë.

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin në vend pasi përmbysi qeverinë dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Vetëm disa ditë më vonë, filloi të shfaqej një lëvizje protestë, e cila shpejt mori vrull, duke bërë që qindra mijëra njerëz të marrin pjesë në protesta në rrugë.

Asociacioni për të Burgosurit Politikë ka thënë se prej nisjes së puçit janë vrarë rreth 580 persona, derisa rreth 3,500 të tjerë janë arrestuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?