Sadio Mane

Grushti kundër Sane-së, Bayer Munich projekton shitjen e Sadio Mane

17 Prill 2023, 16:32| Përditesimi: 17 Prill 2023, 16:33

  • Share

Sadio Mane është pranë largimit nga Bayern Munich. Grushti që senegalezi i dha shokut të skuadrës, Sane, ka bërë që klima te bavarezët të jetë e tensionuar. Kështu, Sky Gjermania bën me dije se vera që vjen mund të jetë e fundit për Mane. Sulmuesi mbeti jashtë ndeshjes me Hoffeinheim dhe mori një gjobë prej më shumë se 300 mijë eurosh nga klubi.

"Sipas informacioneve tona, është një shumë që shkon shumë përtej 300,000 eurosh, kështu që është një gjobë shumë, shumë e ndjeshme për Mane,” tha Florian Plettenberg për Sky Germany.

Bayern Munich tani do të “provojë gjithçka” për të shitur Mane në afatin kalimtar të verës, me trajnerin Tuchel të bindur se ish-lojtari i Liverpoolit “nuk i përshtatet sistemit të tij”.

“Bayern do të provojë gjithçka për të larguar Sadio Mane në verë. Nga pikëpamja sportive, Thomas Tuchel nuk ka plane me Mane pasi ai nuk i përshtatet sistemit të tij. Ky është informacioni im. Lojtari shihet shumë kritik nga brenda skuadrës", tha gazetari i Sky.

Pritet që pas një sezoni, Mane të ribashkohet me Liverpool-in në verë, duke shtuar shpresat për tifozët e kuq.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?