Presidenti Anjeli, zëvendëspresidenti Nevded si dhe ish-administratori Paratiç

Sport

Guardia Di Finanza 'mësyn' në zyrat e Juventus! 3 zyrtarët më të lartë të klubit akuzohen për 'mashtrim financiar', shifra deri në 50 mln euro! Sekuestrohen dokumente

27 Nëntor 2021, 10:34| Përditesimi: 27 Nëntor 2021, 10:51

  • Share

ITALI-Prokuroria e Torinos ka hapur një dosje për 'mashtrim financiar' ndaj 3 prej figurave më të lartë të klubit të famshëm të futbollit evropian Juventus. Klubi tashmë është nën hetim penal. Financuesit e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Torinos u udhëzuan të gjenin dokumentacion dhe elementë të tjerë të dobishëm në lidhje me pasqyrat financiare të korporatave të miratuara në vitet 2019-2021, si për blerjen ashtu edhe për shitjen e të drejtave të kartonit të lojtarëve, për performancën sportive të lojtarëve, dhe formimin e rregullt të pasqyrave financiare.

Presidenti Anjeli, zëvendëspresidenti Nevded si dhe ish-administratori Paratiçi, tashmë i ikur te Totenhem janë nën akuzë zyrtare.

Guardia Di Finanza ka zbarkuar në zyrat e Juventus. Autoritetet kanë sekuestruar dokumente që kanë lidhje me lëvizjet në merkato të torinezëve. Prokuroria e Torinos ka nisur procedimin zyrtar, pasi Juventusi akuzohet për plusvalenca me transferime fiktive për të rregulluar bilancet.

Dyshohet për lëvizje që kapin shumën 50 milionë euro, të gjitha lëvizje fiktive duke fryrë vlerat e tyre në merkato për të rregulluar bilancet e në teori duke krijuar mashtrim financiar pasi Juventusi është shoqëri aksionere. Kjo nuk është hera e parë që klubi bardhezi vihet përballë hetimeve për plusvalenca, por në rastet e mëparshme, Prokuroria e kishte pasur shumë të vështirë të ngrinte akuza pasi nuk mund të vërtetonte koston reale të futbollistëve të transferuar me shifra shumë shpesh jashtë normales edhe për emra të panjohur apo lojtarë akademie.

Dokumenti i prokurorisë së Torinos

Ora 12:35
Hetimi ndaj Juventusit, mes 42 transferimeve të dyshimta edhe afrimi i dy futbollistëve shqiptarë tek bardhezinjtë! Lista e plotë

Janë 42 transferimet që ka bërë Juventusi që janë në lupën e Prokurorisë së Torinos ku më i famshmi është shkëmbimi Pjanic-Arthur mes Juventusit dhe Barcelonës.

Por në listën e hetimeve është edhe transferimi i dy futbollistëve shqiptarë që janë afruar nga Juventusi në ekip dhe janë në pronësi të klubit Bardhezi. Bëhet fjalë për transferimin e sulmuesit Giacomo Vrioni nga Sampdoria për tek Juventusi për shumën e 2.88 mln euro. Vrioni që aktualisht luan si i huazuar tek Tirol në Austri ka qënë më shumë pjesë e Juventus Under 23. Por do të hetohet edhe transferimi i Albian Hajdarit futbollistit me origjinë kosovare nga Bazel tek Juventus për shumën e 4 mln eurove.

Pra mes 42 transferimeve të dyshimta që ka bëre Juventusi dhe që po hetohen nga Prokuroria janë edhe transferimet e dy futbollistëve shqiptarë Vrioni dhe Hajdari.

Juventusi rrezikon nga gjobë deri në penalizim me pikë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?