Tijjani Reijnders

Sport

Guardiola bind Reijnders, Igli Tare 'i jep' 70 milionë euro Milanit dhe futet në histori

4 Qershor, 13:10| Përditesimi: 4 Qershor, 13:14

  • Share

Tijjani Reijnders do të largohet nga Milani. Pas vetëm dy sezonesh me fanellën kuqezi, mesfushori holandez është gati të fillojë një aventurë të re dhe do ta bëjë këtë me fanellën e Manchester Cityt, siç shkruajnë mediet në Itali.

Në orët e fundit të dyja klubet kanë finalizuar marrëveshjen e transferimit për një shifër që është rreth 70 milionë euro, përfshirë bonuset (në Angli po flitet për një operacion prej 55 milionë eurosh, pjesë fikse plus bonuset). Në sezonin e fundit dhe të komplikuar për Milanin, Reijnders ishte një nga të paktat nota pozitive, aq sa e mbylli vitin me 15 gola dhe 5 asiste, paçka se luan në mesin e fushës.

I blerë 20.5 milionë euro nga AZ Alkmaar dy sezone më parë, transferimi te Manchester City, nëse merren në konsideratë edhe bonuset, mund të bëhet më i shtrenjti në historinë e klubit kuqezi.

Për momentin, rekordi mbetet ai i Kaka, i cili në vitin 2009 u transferua te Real Madrid për 67 milionë euro (sipas të dhënave të Transfermarkt). Holandezi, për më tepër mund të jetë tashmë në dispozicion të Guardiolës për Kupën e Botës për Klube. 'Qytetarët' do të debutojnë të mërkurën e 18 qershorit në orën 18:00, në ndeshjen me Uydad  dhe do të përballen gjithashtu me Juventusin, i cili është i pranishëm në të njëjtin grup.

Kështu, pas afrimit të Max Allegrit në stol dhe negociatave për të pasur në ekip Luka Modric, Igi Tare po bën historinë te Milani me shitjen e Reijnders.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Milanisti: 04/06/2025 17:14

    Po ca histori ai vlen me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?