Kryebashkiakja aktuale e bashkisë së Durrësit që rikandidon sërish në zgjedhjet e 14 majit, Emiriana Sako shpreh krenari për nënshkrimin e marrëveshjes me Manchester City për të ngritur një Akademi dhe Shkollë futbolli në qytetin bregdetar.
Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘N’Kohë’ me gazetarin Ermal Qori, Sako zbuloi se do të ketë trajnerë që do të vijnë nga Manchester City për të stërvitur fëmijët në Durrës.
“Jemi krenar që arritëm të finalizojmë një marrëveshje të rëndësishme për Durrësin. Do të shërbej jo vetëm për fëmijët e Durrësit, gjithë Shqipërisë por edhe jashtë territoreve tona. Kjo marrëveshje konsiston në ndërtimin e një shkolle futbolli dhe akademie elitare, ku do të trajnohen fëmijë nga grupmosha 5 deri në 18 vjec. Do të jetë me disa faza, pas shkollës do punohet për konceptin e Akademisë sepse do të kemi trajnerë të Manchester City, të cilët do të vijnë në Durrës për të trajnuar fëmijët”, tha Sako.
E pyetur për mundësinë e ardhjes të një trajneri me famë ndërkombëtare si Pep Guardiola, Sako qeshi por nuk zbuloi emrat që do të kemi në Shqipëri. Ndërkohë pohoi mundësinë e përfshirjes së talenteve të reja në skuadrat e famshme ndërkombëtare pasi të monitorohen nga akademia.
“Zhvilluam takim me presidentin e Manchester-it dhe drejtuesin ekzekutiv, janë emra shumë të rëndësishëm që kanë punuar jo vetëm në Britani, pasi këto shkolla janë ngritur në shumë vende të botës duke bërë të mundur pikasjen e talenteve të reja. Do të ketë monitorim të vazhdueshëm dhe përgatitje nga këta trajnerë të Manchesterit, shkolla do të jetë për të gjitha nivelet, ndërsa akademia do të jetë për përzgjedhjen dhe futjen atje më të talentuarve”, tha Sako.
Sa i përket marrjes jetë në praktikë, Sako zbuloi se po punojnë me hartimin e planit.
“Kemi dy site ku do të zhvillohet projekti, do të shohim ku do të jetë më e nevojshme, njëra mundësi është te lagjia e re e rindërtimit, ndërsa zona tjetër është afër universitetit Aleksandër Moisiut në Durrës”, tha Sako.
Kryebashkiakja e Durrësit u shpreh se kjo marrëveshje aspak me fushatën zgjedhore, por e cilëson projekt të rëndësishëm.
“Politika ka në dorë të transformojë jetët e njerëzve dhe s’ka gjë të keqe nëse ia pranojmë politikës këtë meritë”, tha Sako.
Vetëm 4 ditë më parë, Shqipëria firmosi marrëveshjen me ‘City Football Group’ duke bërë që Manchester City të ketë Akademinë dhe Shkollën e futbollit në Durrës. Falë edhe ndihmës së pronarëve nga Arabia Saudite që zotërojnë këtë kompani, tanimë Shqipëria i bashkohet shumë vendeve ku Manchester City ka një Shkollë futbolli. Veç talenteve nga Shqipëria, edhe yjet e rinj të futbollit nga rajoni do kenë mundësinë të jenë pjesë e kampuseve stërvitore.
Në firmosjen e marrëveshjes në Britaninë e Madhe ishte kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, si edhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako. Në tryezën e firmës ishte edhe biznesmeni i njohur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar.
Nga Eco Park, aty ku zhvilloi intervistën për Report Tv, Sako u ndal te çështjet më të rëndësishme të qytetit që sipas saj po marrin vëmendjen maksimale nga bashkia.
“Ajo që ka nevoja qyteti i Durrësit të paktën nga feedback që marr nga takimet që zhvilloj me qytetarët është pjesa e banesave sociale, do të ndërhyjmë më një projekt dhe realizim konkret ne mandatin që na pret, ka shumë familje dhe çifte të reja, familje në nevojë nuk kanë kushte ekonomike për të blerë banesë dhe që drejtohen në bashki për strehim social, është në planin e mandatit që vjen për ta realizuar këtë”- u shpreh Sako.
Kryebashkiakja e qytetit bregdetar dhe njëherazi kandidatja e PS për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit, njoftoi se falë investimeve të reja në qytet do të zgjidhet njëherë e mirë edhe problematika e trafikut.
“Trafiku është një tjetër çështje që shqetëson qytetarët, me disa projekte që kemi nisur por edhe ato që na presin në vijim themi se do ta adresojmë edhe këtë problematik duke bërë të mundur zgjidhjen e parkimeve për rezidentët në zonat e blloqeve të banimit por dhe ndërtimin e një parkingu publik i cili është një projekt që ka nisur zbatimin në hyrjen e rrugës paralel më rrugën e portit më fond të qeverisë shqiptare”, tha Sako.
Sako u shpreh se është në planin e bashkisë së Durrësit të pajisë me kamera sigurie vijën bregdetare duke nisur që nga shkëmbi i Kavajës e deri të Gjiri i Lalzit, kryesisht aty ku ka fluks më të lartë turistësh, në mënyrë që të ofrohet siguri maksimale.
Vetem se nje gje spo merret vesh. Mire qe po shashtisin publikun me shkollat e futbollit dhe Pepe Guardiolen. Por... a e dine ata se me ke do shterngojne duart ne Durres? Me ke do hane dreka e darka? As kumbar Rama dhe as hanko Sako spo nxjerrin ne skene hic sport klub Teuten... nen pronesi te kupoles mafioze me ne krye Don Iliaz (Laze) Hasanbelliu.
PërgjigjuHahahaha. Booo jo kaq o jo..
PërgjigjuMe bukur do jete kur te vine callmat dhe te falen ne plazh lakuriq