“E pamundur për të kontrolluar Vinicius, Mbappe, Rodrygo dhe Bellingham, ne do të përpiqemi të reduktojmë përfshirjen e tyre në aksion”. Kështu e nisi Pep Guardiola konferencën për shtyp para ndeshjes Manchester City - Real Madrid, sfidën e play-off në Champions League, e cila luhet të martën në orën 21:00 në "Etihad".
Trajneri i Manchester City është optimist për suksesin e të tijve, teksa shton se dueli është kthyer në një Klasike të Evropës, me dy skuadrët që përballen në fazën me eliminim direkt në Champions League për herë të katërt radhazi.
"Ne nuk kemi bërë aq mirë, ne e meritojmë vendin ku jemi tani. Shorti është short ne e pranojmë sfidën. Gjatë viteve të fundit kemi pasur një rivalitet të madh me Real Madridin, por në aspektin e historisë ne nuk mund të krahasohemi të jemi të sinqertë.
Ata (Real Madridi) janë në krye të La Ligës dhe po luftojnë ndaj Atleticos dhe Barcelonës. Ne duhet t’i bëjmë dy ndeshje të mira për t’i mposhtur ata. Natyrisht, ne mund të luajmë mirë por ne nuk jemi konsistent siç kemi qenë më parë.
Nuk mund ta mohoj që kam besim tek lojtarët që kanë qenë kaq të mirë për një dekadë. Lojtarët e tyre të sulmit janë të jashtëzakonshëm. Ata e kanë aftësinë për pasime të shkurta, të gjata kështu që ne duhet të bëjmë lojën tonë.
Kur përfundoi në pozitën e 22-të nga 24 skuadra, ju nuk mund të kërkoni ndonjë favor. Ne nuk morëm mjaftueshëm pikë as për të qenë afër top tetëshes. Ne kemi marrë atë që kemi merituar, skuadra jonë ka diçka të veçantë. Shpresoj se mund ta bëjmë nesër.
Në dekadën e fundit ndeshja është bërë një El Clasico. Një Klasike e mbushur me kampionë të mëdhenj të aftë për të bërë një shfaqje dhe për të komplikuar ndjeshëm planet e mbrojtjes kundërshtare.
Është e pamundur të kontrollosh Vinícius Júnior, Kylian Mbappé, Rodrygo dhe Jude Bellingham për 90 ose 180 minuta. Të katër janë të jashtëzakonshëm, ne e dimë këtë. Ne duhet të zvogëlojmë përfshirjen e tyre në aksione", tha Pep Guardiola.
Komente
