Pep Guardiola ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Manchester City. Trajneri spanjoll ka lënë të hapur mundësinë që kontrata e tij, e vlefshme deri në vitin 2027, të zgjatet edhe me dy vite të tjera.
“Kam edhe dy vjet kontratë, ndoshta do ta zgjas edhe për dy të tjera. Nuk e di sa gjatë do të qëndroj, këtë vit, pas dy vitesh apo pas katër vitesh. Për momentin jam mirë”, u shpreh Guardiola, duke dhënë një mesazh optimizmi për të gjithë tifozët “Qytetarë”.
Guardiola mori drejtimin e Manchester City në vitin 2016 dhe prej asaj kohe ka dominuar futbollin anglez dhe europian. Në pankinën e Cityt ai ka fituar 6 kampionate të Premier League, 3 Kupa FA, 4 Kupa Lige, 3 Superkupa të Anglisë, si dhe trofetë ndërkombëtarë: 1 Champions League, 1 Superkupë të UEFA-s dhe 1 Botëror klubesh.
Komente
