Gucati e Haradinaj dalin sot para Gjykatës Speciale në Hagë

8 Janar 2021, 11:05| Përditesimi: 8 Janar 2021, 11:07

  • Share

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs sot do të mbajë konferencën e radhës për krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim  Haradinaj.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari i organizatës, Nasim Haradinaj, do të dalin para Gjykatës Speciale në Hagë në ora 15:00, në seancën e tyre të rradhës ku do njihen për ecurinë e çështjes.  

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

OVL, kishte bërë publike disa dokumente të cilat kishin rrjedhur nga Gjykata Speciale, gjë e cila çoi edhe në arrestimin e tyre.

Ora 16:25
Haradinaj refuzon të paraqitet para Dhomave të Specializuara

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka refuzuar që të marrë pjesë në seancën para Dhomave të Specializuara, ku duhej që të deklarohej fajtor apo i pafajshëm lidhur me aktakuzën që ky institucion ka ngritur ndaj tij.

Në seancën që po mbahet të premten në Hagë, pala mbrojtëse e Haradinajt tha se ai nuk do të marrë pjesë në këtë seancë “si protestë për mënyrën se si është trajtuar”.

Me këtë rast, gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou, tha se ai do të bëjë deklarim të pafajësisë në emër të Haradinajt “në të gjitha pikat e aktakuzës”.

Pas kësaj, pranë Dhomave të Specializuara ka filluar konferenca statusore në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Konferencën statusore, apo konferencën mbi ecurinë e çështjes, e thërret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon çfarë lloji të provave disponon.

.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?