Kultura

Guida kulturore/ Polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike tek 'Art Turbina', 'Zëri i dhunës virtuale' tek Galeria e Arteve

25 Nëntor 2024, 10:23| Përditesimi: 25 Nëntor 2024, 15:08

  • Share

1 Një spektakël i jashtëzakonshëm, ku polifonia shqiptare takohet me ritmet elektronike do të vijë mbrëmjen e së martës më 26 nëntor në orën 20:00 te “ArTurbina” në Tiranë. Koncerti për publikun vjen nga “Shkodra Elektronike” në kuadër të Javës Kombëtare të Kulturës.

2 Të apasionuarit e artit dhe kulturës kanë mundësi të zbulojnë përmbajtjen e një reviste të re të quajtur “Fora”. Prezantimi i numrit të parë të saj bëhet “Tek Bunkeri”, Rruga Frosina Plaku, këtë të martë më 26 nëntor në orën 19:00.

3  “Voice of Virtual Violence” është ekspozita që do të çelet te “Galeria e Artit” në Tiranë këtë të hënë, më 25 nëntor, në orën 17:30 për të vijuar deri më 2 dhjetor.

4 “5 fytyrat e heshtjes” është shfaqja teatrore që do ngjitet në Pallatin e Kulturës në Poliçan më 26 nëntor në orën 16:00. Shfaqja vjen me regji të Altin Bashës në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore.

5  “Reflektime portokalli” është ekspozita që do të çelet në Qendrën Rinore “Atelie” në Shkodër më 26 Nëntor në orën 12:30.

6 “Tok për Flinë” është aktiviteti që do të mbahet më 26 Nëntor në orën 11:00 në Kalanë e Tiranës.  Flija e Shqipërisë dhe e Kosovës, tutmaçi i Tiranës dhe mantijat e Kosovës do të gatuhen dhe shpjegohen nga gra dhe amvisa të ardhura nga të dy anët e kufirit.

7 Ansambli Popullor do të mbajë një koncert mbrëmjen e 26 nëntorit në sheshin “Iliria” në Durrës. Koncerti është pjesë e kalendarit të shfaqjeve “Opera në Durrës”.

8 Ekspozitë për festat e Nëntorit në Durrës 

Festat e Nëntorit vijnë edhe për fëmijët e Durrësit. Një pjesë e këtyre fëmijëve do të paraqesin krijimtarinë e tyre në një ekspozitë më 25 dhe 26 nëntor nga ora 10:00 - 18:00 te “Torra Veneciane”.

9  “Veprimtaria e qeverisë së Ismail Qemalit” titullohet ekspozita që vijon të jetë e çelur në Muzeun Historik të Vlorës çdo ditë deri më 29 nëntor nga ora 11:00-18:00.

10 “Nëntori Festiv” në Sarandë vjen më 26 nëntor me një aktivitet të titulluar “Në gjurmët e nëntorit” me nxënësit e shkollave të mesme. Nxënësit do të vizitojnë Muzeun e Traditës në orën 10:00 paradite.

11  “Shënime nga Bodrumi” nga Fjodor Dostojevski është libri që mbledh për të diskutuar një grup të rinjsh më 26 Nëntor, ora 18:30 në ambientet e Qendrës DUA në Kamëz.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?