Guida kulturore/ Filmi ‘Emili’ premierë në kinema Millennium, teatri ‘Anonimi i Venedikut’ rikthehet në Teatrin Kombëtar

6 Nëntor, 11:25| Përditesimi: 6 Nëntor, 16:37

  • Share

Teatri “Anonimi i Venedikut” është shfaqja me Adelina Muçën dhe Hervin Çulin, që rikthehet në Teatrin Kombëtar. Kjo romancë dashurie dhe urrejtjeje do të shfaqet më 6,7 dhe 13 e 14 nëntor në orën 19:00 në Teatrin Kombëtar.

“Emili” titullohet filmi me regji nga Ajola Daja, që do të vijë premierë mbrëmjen e 7 nëntorit në kinema Millennium në Tiranë. Me skenar dhe regji nga Ajola Daja filmi tregon një marrëdhënie dhune në familje, që shihet në sytë e dy grave të shtëpisë, ndërsa roli kryesor interpretohet nga aktorja Arta Dobroshi.

“Striptizë në det të hapur” është shfaqja teatrore që vjen për publikun mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 19:00 në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve, për të vijuar në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend edhe mbrëmjen e 7 dhe 8 nëntorit. Pjesa është një satirë politike nga Slavomir Mrozhek dhe vjen nën përkthimin e Arbër Jakllarit dhe me regji nga Anxhelo Dauti.

“Gloomy Eyes”, një trilogji VR e animuar në 6DoF dhe 3D në kohë reale vjen te “Kub France” në Tiranë në 7 nëntor, në orën 18:00.  E prezantuar në hapjen e Sundance Festival dhe me mjaft çmime, “Gloomy Eyes” tregon historinë e diellit që ishte mërzitur me njerëzit dhe vendosi të fshihej e të mos ngrihej më, ndërsa është frymëzuar nga estetika e filmave në stop motion të Tim Burton.

“4 Mbretër” është filmi që shfaqet në “Goethe Zentrum” në Tiranë më 7 nëntor, në orën 17:30.  Drama e Theresa von Eltz është një film mbi vetminë, miqësinë dhe kërkimin e identitetit.

“E shkuar e pakryer” është libri i Ermal Hasimja, i cili promohet më 7 nëntor në orën 17:00 në Bibliotekën Publike “Marin Barleti” në Shkodër.

Në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës çelen këtë të mërkurë në orën 12:00- 16:00 audicionet për shfaqjen “Tumja e Kajës”.

Shfaqja do të jetë një përshtatje e legjendës “Tumja e Kajës” e autorit Petrit Palushi, si shfaqje teatrale. Audicionet do të jenë të hapura për një javë, deri në 13 nëntor.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?