Guida Kulturore/ Sot dita e dytë e Panairit të 27 të Librit! Në mbrëmje ekspozita ‘PranverArt’ në Galerinë e Artit

14 Nëntor, 12:00| Përditesimi: 14 Nëntor, 14:28

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.“Gruaja e burrit tim” është shfaqja teatrore e teatrit shëtitës “Çajupi”, që do të vijë premierë në 15 dhe 16 nëntor në orën 19:00 në qendrën “Kristal” në Tiranë.

2.“Nga Kujtesa në Ndërgjegjësim – Si ndikon Liria sot në rrugëtimin e Shqipërisë”, do të jetë tema e bisedës që do të mbahet me Lea Ypin më 15 nëntor në orën 19:15 në “Europe House” në Tiranë. Në këtë bashkëbisedim të organizuar së bashku me Departamentin e Historisë, UT dhe nën moderimin e Enriketa Papës, foksusi do të jetë në 2 çështje kryesore: Kujtesa individuale/kolektive dhe ndikimi i saj mbi sfidat e shoqërisë shqiptare dhe interpretimi i lirisë në kontekstin shqiptar

3.Në kuadër të shpalljes së datës  22 Nëntor si festë zyrtare kushtuar Kongresit te Alfabetit,  ISKK në bashkëpunim me IN “Muzeu i Alfabetit të gjuhës Shqipe” hapin më 15 nëntor në orën 11:30 në Manastir ekspozitën me temë; "Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve". Nëpërmjet dokumentave, dëshmive, dosjeve hetimore gjyqësore që do jenë për herë te parë të aksesueshme për publikun synojmë njohjen e një forme të veçantë edukative për mësuesit, të rinjtë dhe nxënësit për të perceptuar në mënyrë kritike historinë.

4.Vijon të mbahet në Pallatin e Kongreseve Panairi i 27-të i Librit, ngjarja më e rëndësishme në fushën e librit në Shqipëri.

5.Më 15 nëntor çelen plikimet për programin e trajnimit VIDEOARTLAB, një uorkshop që do të mbahet në Muzeun “Gjon Mili” në Korçë, për të zhvilluar aftësitë në fushën e Video Artit dhe Edukimin ndaj Muzeve.

6. “Metamorphoss” titullohet ekspozita me autor Ervis Gjini që çelet te Qendra e Artit “Agimi” më 15 nëntor në orën 19:00.

7.“ArchCine – 5 rregulla për të krijuar arkitekturë dhe filma” është masterclass-i, që do të mbahet më 15 nëntor në orën 18:00 në kinemanë "Maks Velo" në Laprakë.

8.“PranverArt” titullohet ekspozita që çelet mbrëmjen e kësaj të enjteje në orën 18:00 te “Galeria e Artit” në Tiranë. Ky është edicioni i 15-të i ekspozitës.  “PranverArt” është një grupim artistik i themeluar në pranverën e vitit 2010. Ideja e këtij emërtimi lidhet me një kujtesë të hershme, të ekspozitës “Pranvera”, që në vitin 1972 tentoi të bëjë diçka ndryshe nga standartet e ngurta e të rrepta të asaj kohe, regjimi i së cilës edhe e dënoi këtë lëvizje.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?