Kultura

Guida Kulturore/ 'Matanë gardhit shumëçka e re' sot ekspozita në Tiranë, nesër premiera e filmit 'Pino'

30 Nëntor 2024, 14:03| Përditesimi: 30 Nëntor 2024, 14:09

  • Share

-“Matanë gardhit shumëçka e re” titullohet ekspozita e tretë e grupit kuratorial Prag, që bashkon vepra nga artistë të rinj shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë, që do të vijë në “Prag Space/Oborri Tirana” më 30 nëntor në orën 18:00.

-Ekspozita “Live Edges” nga Marco Campardo është ekspozita që do të çelet te “Bazament Art Space” në Tiranë më 30 Nëntor në orën 20:00.

- “Pino” është filmi që do të ketë premierën e tij shqiptare te “Destil Creative Hub” më 1 dhjetor në orën 18:00. Filmi shfaqet si pjesë e edicionit të parë të “Tirana Art Weekend” organizuar nga Kinemateka Shqiptare

-“Haunted Playgrounds” është ekspozita nga Erion Bardhi e çelur në galerinë “Gurgur” në Petrelë. E hapur më 29 nëntor ekspozita do të vijojë deri më 7 janar.

-Ekspozita “Përherësi” nga Naxhi Bakalli vijon të qëndrojë e çelur te “COD Kryeministria”.

-“Menaxheria e qelqtë” nga Tennessee Williams do të shfaqet mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 18:00 në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?