Guida kulturore/ Naxhi Bakalli sjell ekspozitën 'Përherësi'! Në TKOB opera klasike e Puçinit, 'Tosca' në një version për fëmijë

8 Nëntor, 11:30| Përditesimi: 8 Nëntor, 11:41

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1- “Përherësi” është ekspozita nga Naxhi Bakalli, që do të çelet mbrëmjen e kësaj të premeteje në orën 18:00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog- COD në Kryeministri. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 31 dhjetor dhe vjen e kuruar nga Jetona Koçibelli.

2- “Homo Ex Machina” është ekspozita e Artit Bashkëkohor që është çelur te Piramida dhe do të vijojë deri në 9 nëntor.  Ekspozita paraqet punimet e 7 artistëve të njohur malazezë, ndërsa eksploron lidhjet ndërmjet artit dhe teknologjisë, duke u frymëzuar nga përparimet në fushat e robotikës dhe astronomisë.

3 -Opera klasike e Puçinit, “Tosca” shfaqet edhe në një version për fëmijë dhe familje. Ajo do të vijë në një version të lehtë dhe argëtues për të gjithë artdashësit e vegjël në një shfaqje në datën 9 nëntor në orën 12:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

4- “Klloun” titullohet shfaqja artistike e Cirkut Kombëtar, që do të vijë më 9 nëntor në orën 11:00 në Qendrën Kristal në Tiranë.

5-“Brirët” titullohet libri me autor Marash Mirashin, që do të promovohet paraditen e kësaj të shtune, në orën 11:00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

6-  “Elefanti që donte të fluturonte” titullohet shfaqja për fëmijë, që do të vijë të shtunën dhe të dielën, në 9 dhe 10 nëntor, në orën 10:30 në teatrin “Skampa” në Elbasan. Tema qendrore e historisë së shfaqjes, është rëndësia e ruajtjes së kujtimeve edhe kur ato nuk janë fort të bukura.

7-  “Behind the wall there are other walls” titullohet ekspozita e çelur në galerinë “Gocat” te Piramida  nga artisti Naim Spahiu. E çelur më 7 nëntor në orën 19:00, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30 nëntor.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?