Guida kulturore/ Shfaqja teatrore 'Koncerti' në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ‘Festivali i filmit 48 orë' vijon të presë kineastë të rinj! Performanca 'Shtypësit e Mureve' më 16 nëntor

15 Nëntor, 09:50| Përditesimi: 15 Nëntor, 15:05

  • Share

“Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë” vijnë në një ekspozitë të veçantë në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD pranë Kryeministrisë. 44 488 faqe, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës, do të jenë të ekspozuara për publikun.

“Shtypësit e Mureve” titullohet performanca nga Klod Dedja & Ëas Bleibt Kollektiv, që do të mbahet më 16 nëntor në orën 18:00 në Vaqarr. Ky aktivitet lidhet me hapjen e “Kooperativës së ARTIT”, një rezidencë arti në vendin tonë!

Me datë 16 nëntor në orën 12:00, në Kukës mbahet manifestimi, tashmë tradicional, “Në prehër të Gjallicës”. Në kuadër të këtij aktiviteti organizohet edhe një konkurs poezie.

Cirku Kombëtar ka hapur thirrje për të gjithë krijuesit dhe regjisorët shqiptarë, të paraqesin të printuara pranë zyrës së protokollit sekretarisë së Cirkut Kombëtar propozimet e tyre Projekt – Ide për shfaqjen Gala me rastin e 65-vjetorit të Cirkut. Thirrjet janë hapur më 14 nëntor dhe mund të dërgohen deri më 12 dhjetor.

“Festivali i filmit 48 orë” vijon të presë kineastë të rinj, duke iu krjuar mundësinë të shprehen dhe të krijojnë filma për vetëm 48 orë.  Filmat e krijuar do të shfaqen më 22 nëntor në orën 19:00 në Qendrën Arena në Tiranë.  ”48 Hour Film Project” është një fenomen kulturor botëror dhe një institucion internacional, që organizohet në 81 qytete të botës me një sukses të jashtëzakonshëm.

“Koncerti” titullohet shfaqja teatrore që vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” mbrëmjen 15, 16 dhe 17 nëntorit në orën 20:00. Shfaqja, sipas romanit “Një engjëll veshë me frak” i autorit Stefan Çapaliku vjen me regji dhe dramatizim të Giacomo Pedini.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?