Guida Kulturore/ 'Vallëzo me ne' sot tek TKOB! 'Nata e dymbëdhjetë' e Shekspirit vjen nga sot tek teatri 'Metropol'

16 Nëntor, 10:27| Përditesimi: 16 Nëntor, 16:28

  • Share

-“Vallëzo me ne” titullohet shfaqja gala me Adela dhe Anxhelo Muçollarin, që do të vijë mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën, më 16 dhe 17 nëntor në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

- “Koncerti” titullohet shfaqja që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” në Tiranë mbrëmjen e sotme dhe të nesërme, më 16 dhe 17 nëntor, në orën 20:00 në skenën e Teatrit Kombëtar. Shfaqja sipas romanit “ Një engjëll veshë me frak ” i autorit Stefan Çapaliku vjen me regji dhe dramatizim nga Giacomo Pedini.

-“Nata e dymbëdhjetë” nga Shekspir është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit “Metropol” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën, më 16 dhe 17 nëntor në orën 19:00. Pjesa vjen nën regjinë e Justin Anderson.

-“Përherësi” është ekspozita nga Naxhi Bakalli që po vijon të qëndrojë e çelur pranë mjedisve të COD në Kryeministri.

-“Zgjohu, vëlla arush” është shfaqja për fëmijë që mund të shikoni këtë fundjavë në teatrin “Metropol” në Tiranë, më 16 dhe 17 nëntor në orën 11:00.

-“Klloun” është shfaqja e Cirkut Kombëtar që mbahet të dielën më 17 nëntor, në orën 11:00 në qendrën “Kristal” në Tiranë.

-Elefanti qe donte te fluturonte është shfaqja për fëmijë, që vjen këtë të shtunë dhe të diel, më 16 dhe 17 nëntor në orën 10:30 skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan.

-Festivali mbarëkombëtar i aktrimit “Apollon” po vijon të mbahet në teatrin “Bylis” në Fier. Këtë të shtunë, më 16 nëntor, në orën 18:30 në skenë do të shfaqet komedia e zezë “Pacienti i dr. Frojdit”, ndërsa të dielën, më 17 nëntor, në orën 20:00 bëhet ndarja e çmimeve të festivalit.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?