Gulash me mish viçi dhe perime
Përbërësit:
- 700 gr mish viçi
- 2 qepë të mëdha
- 3 thelpinj hudhër
- 2 karrota
- 2-3 patate mesatare
- 1 lugë salcë domatesh
- 1 lugë miell
- 500 ml lëng mishi ose ujë
- 150 ml verë e kuqe (opsionale)
- 2 degë rozmarinë e freskët
- 2-3 gjethe dafine
- Vaj ulliri ose gjalpë
- Kripë, piper i zi, trumzë
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë kaurdisim mishin e prerë në kube të mëdha me vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë nga të gjitha anët. E largojmë mishin dhe në të njëjtin yndyrë, kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë miellin dhe e përziejmë derisa të marrë ngjyrë të lehtë. Më pas shtojmë salcën e domates dhe verën. E lëmë të vlojë për pak minuta. Shtojmë mishin, lëngun e mishit (ose ujë), karrotat dhe patatet. Hedhim rozmarinën, dafinën dhe trumzën. E mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët për 2 orë, derisa mishi të jetë i butë dhe lëngu i trashur. Rregullojmë në fund shijen me kripë e piper dhe e shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur, pure patatesh ose oriz.
Komente
