Receta

Gurabije me sherbet nga zonja Albana

13 Qershor, 11:26| Përditesimi: 13 Qershor, 11:36

  • Share

Gurabije me sherbet

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji vaj ulliri
  • 1/2 filxhan çaji lëng portokalli
  • 1 lugë gjelle lëkurë portokalli
  • 1/4 filxhan çaji sheqer
  • 1/2 lugë çaji kanellë
  • 1/4 lugë çaji karafil pluhur
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 3 filxhanë çaji miell

Sherbeti aromatik:

  • 2 gota sheqer
  • 1 e 1/2 gotë ujë
  • 1 shkop kanelle
  • 3 gozhdë karafili
  • 1/2 limon, lëngu
  • 100 gr mjaltë

Përgatitja:

Në një tas të madh përziejmë vajin me lëngun dhe lëkurën e portokallit si dhe sheqerin. Shtojmë erëzat: kanellën dhe karafilin. Shkrijmë në këtë masë sodën dhe pluhurin pjekës. Shtojmë gradualisht miellin dhe e përziejmë me dorë derisa të formohet një brumë i butë, jo ngjitës. Marrim copa të vogla dhe i japim formë në trekëndësha ose ovale. Sipas dëshirës bëjmë dekore me pirun ose thikë. I vendosim gurabijet në furrë në 170°C për 25–30 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Ndërkohë përgatisim sherbetin, ziejmë sheqerin, ujin, kanellën, karafilin dhe lëngun e limonit për 5-6 minuta. E heqim nga zjarri dhe shtojmë mjaltin. E përziejmë mirë dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Pasi të jenë ftohur gurabijet, zhytim çdo copë në shurupin e ftohur për 10-15 sekonda. I vendosim në pjatancë dhe i spërkatim me arra të grira ose pak kanellë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% i kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?