Gurakuqi në Report Tv: Nishani nga pompist u bë president! Ka abuzuar me pushtetin! S'meriton të jetë as anëtar i thjeshtë i PD! S'më ndal asgjë përveç se falja publike

24 Dhjetor 2020, 17:55| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 20:06

  • Share

TIRANË- Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka deklaruar se në betejën e tij ligjore me ish- presidentin Bujar Nishani, e ndal vetëm falja publike. I ftuar në hapësirën live të pasdites në Report Tv, Gurakuqi thotë se Nishani, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputet, ka shkelur rregullat kryesore, e për këtë duhet të ndëshkohet.

Ndëshkimi, sipas tij është të përjashtohet nga anëtarësia e PD-së, pasi nuk meriton të jetë as anëtar i thjeshtë.

 "Nuk meriton më të jetë as anëtar i thjeshtë në PD, për shkak të sabotimit dhe të sjelljes staliniste, minuese të interesave të PD, 4 muaj para zgjedhjeve godet drejtuesit politik të PD në Shkodër. Nuk ka gjë që më ndal përveç faljes publike. Rruga e PD me Bujar Nishanin nga ky moment ka filluar të ndahet dhe besoj se drejtuesit e PD do kenë pjekurinë  e mjaftueshme për t'i treguar vendin atyre që kanë thyer të gjitha rregullat. Jam anëtar i PD, kur Nishani ka qenë Komisioner i Ramiz Alisë", tha Gurakuqi.

Ai shprehet se me ish- presidentin nuk ka asgjë personale, por shton se si një njeri që ka pasur pushtetin dhe që sipas tij ka abuzuar me të, nuk ka kurressi të drejtën që të kritikojë apo të vlerësojë të tjerët. Në rastin konkreti, sipas tij, Nishani, i cili u bë nga pompist në president, nuk ka tagërin moral për të përzgjedhur kandidatët për deputet të PD-së.

"Ndërhyrjet kanë ardhur nga keqpërdorimi i pushtetit, të jesh anëtarë është një pushtet dhe i është dhënë njerëzve që kanë qenë kritik ndaj nesh, dhe nuk përjashtoj veten .Njerëz që kanë qenë në pushte dhe kanë abuzuar me pushtetin nuk kanë të drejtë të kritikojë. Ju besoni se kanë bërë matje. Mendoj se jo, nuk e kanë as vullnetin. Jam një prej deputetëve që kam qëndruar pranë zgjedhësve të mi, nuk kam lënë cep të Shkodrës pa shkuar. E kam diskutuar më Bashën, ka qenë rigoroz në ndjekjen e rregullave, kush nuk ka respektuar rregullave do të përgjigjet brenda PD", tha Gurakuqi.

Ai ka sqaruar edhe zanafillën e këtij debati publik mes tij dhe Nishanit, si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. E gjitha ka nisur pasi Komisioni për Vlerësimin e kandidatëve e përjashtoi nga gara për deputet të PD-së. 

"Është një çështje parimore që lidhet me një lloj cenimi nga ekipe të caktuara që kanë tentuar të dëmtojnë procesin demokratik që për herë të parë një parti filloi, u dëmtua nga komisioni nga shkelja e procedurave, të metodologjisë dhe thyerjes së kodit të heshtjes i detyrueshëm. Nuk është një çështje personale. Për shkak të prishjejes së rregullave nga disa persona të Komisionit, nga disa jo të gjithë, është prishur misioni i këtij komisioni. Nuk bëhet fjalë për një Komision me vendimmarrje, por këshillimor, që nuk ka tagër në përcaktimin definitiv të qenies ose jo deputet. Vendimi përfundimtar është i kryetarit dhe i kryesisë, kështu Basha në mënyrë të re ka bërë vendime dhe i ka bërë pjesë të një procedure të re dhe krejt demokratike që parti të tjera nuk i ka bërë. Ndoshta kemi të bëjmë edhe me një vend të papjekur për thirrjen e rregullave. Kam qenë i deleguar i Bashës në gjysmën e qarkut të Vlorës,  është zhvilluar një proces model për të bërë nominimet dhe proceset e votimit. Prishja ka ndodhur në fazën e dytë se ato nuk kanë respektuar rregulla,të ndërhyrjeve presuese për kapje porcione. Ka të bëjë me metodologjinë e vlerësimit të kandidatëve, performancën e tyre ka një rregull, kualiteti i fjalimeve, intensiteti, sa ka ndërhyrë, votimi i anëtarësisë nuk ka qenë një votim formal, por esencial. Ka pasur një angazhim masiv dhe unë kam marrë mbështetjen maksimale. Anëtarësia më ka mbështetur dhe ka qenë shumë emocionuese për mua", tha ai.

Megjithatë, përtej betejës politike me Nishanin, Gurakuqi shprehet se do t'i qëndrojë përkrah kolegut të tij, drejtuesit të ri të qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati.

"Unë jam dhe do jem përkrah kolegut tim Helidon Bushati dhe kjo jo për të marrë vendin e deputetit, unë jam profesor dhe jeta ime nuk varet nga politika", përfundoi Gurakuqi.

Gurakuqi ditën e sotme ka paditur ish- presidentin Nishani, pasi ky i fundit e ka quajtur bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, akuza që sipas ish- deputetit nuk qëndrojnë.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leke: 27/12/2020 12:53

    Jo vetem pensionistet por as gjysma e pppullsise nuk e kane kete mundesi

    Përgjigju
  • BENI: 26/12/2020 18:09

    PO shume mire o romeo qe te hoqen,,,ata ne PD te urrejne ty mor romeo sepse ti je nga qyteti,,je i kulturuar,,i arsimuar,,,ata jane barinj delesh,,,jane shpellare,,,mos u merr me me ata plehra,,,,,ata jane ....e rrezikshme,,,larg prej tyre romeo ,,,shko e bashkohu me topallin se e ke nga i njejti qytet....bej zgjedhjen e duhur ...

    Përgjigju
  • Shkencëtar Rexhep Bule Leka: 24/12/2020 21:56

    O Romeo Gurakuqi ku ishe ti deri dje pse je ngrit sot e bën namin duke gërthitur. Pse nuk u çove dje ti të thoshe çfar është ky pompist e kapterr që po na vjen neve si President e si deputet e të kritikonte e kapterrin Bujar Nishanin kur në parti ta pranonte. Se do ishte shum e ndershme e shum e pastër po të luftonte në atë koh për të mirën e partis demokratike. Por jo sot kur ju prek interesi plasi kritika e inati e tani na bo si ekspert e sikur thot gjith të vërtetat. Kjo nuk shkon o shoku Gurakuqi se tani askush stë kupton o Romeo asgon.

    Përgjigju
  • Bledi: 24/12/2020 19:36

    Si mund te krahadohet nje mustaqe mi si Nishani, me profesor Romeo Gurakuqin, ik o Nishan se te ka lan Perendia gjysmak prandaj se je njeri negativ, nuk e kuptoj pse Sali legeni dhe Lul gjumashi nuk nderhyjne per kete padrejtesi qe po I bahet profesor Romeo Gurakuqit.

    Përgjigju
  • Lomi: 24/12/2020 18:08

    Bravo gurakuqi derrmoji kamikazet e saliut...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?