Bota

Gurë dhe gaz lotsjellës, protestuesit përplasen me policinë në Francë: Vëllezërit tanë po vdesin!

13 Qershor 2020, 19:53| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 19:54

  • Share

Policia franceze është përleshur sot me protestuesit në Paris, të cilët mbushën rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër racizmit dhe dhunës së ushtruar nga policia. E gjitha kjo pas protestave që kanë shpërthyer në disa vende që prej vrasjes së George Flyod, të riut me ngjyrë në Amerikë.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, që nga ana tjetër u përgjigjën me gurë, raporton BBC.

Tubimi përveçse ishte pjesë e lëvizjes mbarëbotërore e frymëzuar nga protestat e Amerikës me moton 'Black lives metter' ajo ishte e frymëzuar edhe nga një video e shpërndarë së fundmi teksa policia franceze dhunon 16-vjeçar, i quajtur Adama Traore, që si pasojë e asaj që ndodhi humbi jetën në paraburgim në vitin 2016.

Protestuesit fillimisht u mblodhën në Place de la République në qendër të Parisit, ndërsa tentuan të marshonin drejt pallatit të Operas por u përkeshën me policinë pasi protestat janë të ndaluara.

Për protestat e sotme reagoi edhe e motra e Adama Traore-s, e cila deklaroi: "Të denoncojnë mohimin e drejtësisë, të denoncojnë dhunën sociale, racore, policore. Ajo që po ndodh në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur në Francë. Vëllezërit tanë po vdesin."

Megjithatë policia franceze ka thënë se ata ndjehen "të fyer" nga pretendimet se ata ushtrojnë dhunë dhe racizmin. Të premten oficerët u mblodhën në Champs-Élysées duke hedhur prangat e tyre në tokë në shenjë solidariteti.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?