'Gurët dhe muret u shembën, por shpirtrat jo!' Meta zbulon dhuratën nga Myftiu i Shkodrës

20 Maj 2020, 09:54| Përditesimi: 20 Maj 2020, 09:56

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në 'facebook' ka zbuluar dhuratën që ka marrë ditën e djeshme nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari. Ky i fundit i ka dhuruar presidentit një foto nga rihapja e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, e rihapur 30 vite më parë pas mbylljes nga komunistët.

"Shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30-vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrja dje dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.
2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan.
Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: "Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo,"-shkruan Meta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?