Gurorja e Rrajave po u dëmton banesat por askush nuk i dëgjon, Banorët e Borizanës tregojnë dëmet: Mbrëmë ishte shpërthimi i fundit! Thamë se u hap toka

7 Korrik 2023, 18:37| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 19:31

  • Share

Banorët e fisit Maja jetojnë në Borizanë prej vitesh dhe kanë vite që jetojnë me këtë problematikë.

Banesat e tyre janë 200 metra në vijë ajrore me guroren në pronësi të Përparim Rrahjes, kushëririt të deputetit socialist Ramazan Rrahja.

Shpërthimet me dinamit që përdoren për të nxjerrë gurë po u shkatërrojnë shtëpitë dalë nga dalë.

Edhe pse janë ankuar disa herë nuk kanë gjetur zgjidhje dhe dje donin që ta zgjidhnin problemin si shqiptarçe. Duke u ulur në tavolinë me inxhinierin e gurores për ti thënë  që të bënte shpërthime të kontrolluara.

“Po i thonim bëj mina të kontrolluara se na kanë plasur të gjitha shtëpitë na kanë  dëmtuar’ tregon Jashar Maja në një prononcim për Report TV.

Por nuk është vetëm banesa e Jasharit dhe e Bilbilit, viktimat e dhunës së fisit Maja  që janë dëmtuar

Të pyetur banorët janë shprehur se shtëpitë e tyra kanë të çara, kjo situatë ka dhjetë vite që është kthyer në një shqetësim për ta.

“Thamë se u hap toka”- tregon një grua ndërsa na fton të hyjmë në shtëpi ku tregon dhe dëmet.

Mbrëmë kanë qenë shpërthimet e fundit.

“Ka shumë shpërthime të fuqishme! Thamë s u trondit vendi u hap toka mendova se është tërmet por ishin mina!

"Sa i patëm rregulluar dhe suvatuar u shkatërruan prapë!”- shprehet gruaja.

Pak kohe më parë banorët e kësaj zone janë ngritur në protestë pasi gurorja po shkatërronte shtepitë e tyre. 

Ndërkohe në një intervistë për Report TV, Lulzim Maja deklaroi se gurorja nuk kishte ndaluar së punuari as sot. Edhe Report TV solli pamje ku tregonin se shpërthimet vijonin.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • frani: 08/07/2023 07:48

    A ka shtet.... O shtet a je ne zhum o tij....

    Përgjigju
  • Iris: 08/07/2023 00:30

    Mos humbni kohe me protesta e ankesa,nuk ua var kush dhe kuptohet pse,as /shqiptarce/ mos u perpiqni,sepse te gjitha /sqarimet shqiptarce/perfundojne ose me plumb,ose me dru,si ne rastin konkret.Hidhini ne gjyq,hidhini ne gjyq per demet dhe per zhurmen,se dhe ajo eshte e demshme dhe e rrezikshme,hidhini ne gjyq Rrahjat,por dhe ata qe u kane dhene leje per shfrytezim guroreje e perdorim dinamiti kaq afer fshatit,hidhini ne gjyq jo vetem penal per rrahje e kercenim,por dhe gjyq civil per te gjitha demet ne shtepi e ato shpirterore per tronditjen qe ju sjellin e te paguajne cdo qindarke demshperblim,hidhini ne gjyq qe t'ju hiqni te drejten e shfrytezimit te gurores per te gjitha shkeljet qe kane bere! Por mblidhuni bashke e hidhini ne gjyq si fshat i tere,jo te vecuar se nuk keni shans te fitoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?