'Gusht, portret familjar' çel sezonin në Ar' Turbina, regjisori Duni: Gjërat trashëgohen nga brezi në brez

22 Janar 2019, 18:03| Përditesimi: 22 Janar 2019, 18:49

  • Share

Familja e ditëve tona, kriza edhe drama e prindërve, që ndikon edhe në jetën e fëmijëve, të cilët nuk arrijnë të krijojnë një të ardhme të qetë, është tema që trajton shfaqja “Gusht, portret familjar”, e cila çel këtë sezonin artistik në Ar'Turbina.

Drama me tri akte e shkruar nga dramaturgu Tracy Letts vjen nën regjinë e Spiro Dunit, i cili na rrëfen arsyet se përse vendosi që të sjellë këtë vepër para publikut.

Misioni social nga brezi në brez që vijnë edhe gjërat trashëgohen. Besoj se Shqipëria jonë e dashur edhe e hidhur është një lagje e Amerikës, për të mos thënë se ka edhe ekstremitete edhe më të mëdha. Unë mendoj se duke sjell një impakt dramatik në sallë e sjell një apel. Ky është destinimi nëse kreu i familjes është i alkoolizuar edhe i dorëzuar nga jeta, këto janë pasojat. Plus më e rëndësishme që vepra është e shkruar me një talent të jashtëzakonshëm.

Spiro Duni, Regjisor

Pjesëtarët e familjes Ueston bëhen bashkë pas zhdukjes së burrit të familjes Beverli Ueston me barkën e tij, në Oklahoma. Poeti i dështuar dhe i alkoolizuar, Beverli është kujdesur që përpara se të zhduket, t’i gjejë së shoqes, Violetës, që vuan nga një sëmundje e rëndë, por edhe varur ndaj qetësuesve dhe drogave, një kujdestare. Përpos problemeve, që rrethojnë pjesëtarët e kësaj familjeje, nuk mungojnë as notat komike.

Një zgjim të njeriut që është në sall bën, ja ç’pasoja sjellin këto, se brez pas brezi është trashëguar kjo. S’më pëlqen që të them ne japim këtë mesazh, mos bëni kështu. Ata njerëz që e duan teatrin, që unë i dua shumë se ata janë të gjithë ne veprat e mia.

Spiro Duni, Regjisor

Vepra pas vënies së parë në skenën e teatrit në SHBA (2007) u censurua, për shkak se i jepte një shuplakë shumë të rëndë familjes amerikane. Ndërsa, më pas është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme, siç është “Pultzer”. Në skenën e arturinës vjen nën lojën e Merita Xhanit, Flaura Kureta, Eva Alikajt, Luli Bitri e të tjerë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?