Nëse i keni lënë për në gusht pushimet, atëherë mos u shqetësoni pasi ditët do të jenë të favorshme për plazh. Moti këto dy javë të fundit të këtij muaji sipas meteorologut, Hakil Osmani, do të jetë mjaft i mirë dhe me temperature të larta, të cilat do të shkojnë deri në 39 gradë celsius.
“Dita e sotme dhe dita e nesërme do të sjellë në vendin tone alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të sjellin edhe reshje të karakterit lokal. Reshjet do të jenë më të fokusuara në veri dhe veri-lindje. Për sa i përket vlerave termike sot kemi pas një rënie të lehtë. Kjo rënie do të na shoqëroje dhe nesër.
Dita e enjte do të sjelle përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jenë në të gjithë vendin. Do kemi dhe rritje graduale të vlerave termike të cilat do të shkojnë 38 deri në 39 gradë celsius. Temperaturat do të jenë të larta deri në mbyllje të muajit gusht. Po ashtu, zonat bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët.
Do ketë vranësira por nuk janë problematike. Ky gusht ka qenë më i freskët se muaji gusht i vitit të kaluar”, tha meteorologu Osmani.