Sociale

Gushti muaji i dasmave në Kosovë, karvanët kuqezi mbushin edhe ‘Rrugën e Kombit’! (VIDEO)

13 Gusht, 18:03| Përditesimi: 13 Gusht, 18:07

  • Share

Në Kosovë, muaji gusht është tradicionalisht i dasmave.

Arsyeja nuk lidhet vetëm me motin e ngrohtë e verën festive, por sidomos me kthimin e emigrantëve në vendlindje për pushime. Me ardhjen e tyre, fshatrat e qytetet mbushen me muzikë, valle e gëzim familjar.

Një pamje e veçantë po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në rrugët e Kosovës, por edhe përgjatë “Rrugës së Kombit”. Karvanë të gjatë makinash të vogla, të mbushura me dasmorë që shoqërojnë nusen dhe dhëndrin drejt jetës së re.

Në krye të tyre, një makinë e stolisur me flamurin kombëtar kuqezi që valëvitet krenar në erë. Por ajo që bie në sy është se pothuajse çdo automjet i karvanit mban përpara flamur kuq e zi, një shenjë e përbashkët e krenarisë shqiptare.

Një i tillë karvan kuqezi u bë pjesë e fluksit të madh të mjeteve që hynin në Kosovë nga pika e përbashkët kufitare Shqipëri-Kosovë. Pamja ishte një përzierje e rrallë mes gëzimit të dasmorëve dhe rrëmujës së trafikut veror me mjete të vogla e kamionash të tonazhit të rëndë në kufi.

Ky fenomen është edhe një tregues i rritjes së martesave mes djemve të Kosovës dhe vajzave nga Shqipëria, një urë e re bashkimi që vazhdon të forcohet vit pas viti.

Çdo gusht, kjo lidhje forcohet me dhjetëra histori të reja, duke e kthyer “Rrugën e Kombit”, jo thjesht në një arterie komunikimi, por në një rrugë të dashurisë dhe të unitetit kombëtar.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?