Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar për rreziqet që Lindja e Mesme të futet në një spiralë hakmarrjesh.
Pas përkeqësimit të krizës në Lindjen e Mesme, ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së:
“Popujt e rajonit nuk mund të përballojnë një tjetër cikël shkatërrimi. Dhe megjithatë, tani rrezikojmë të rrëshqasim në një rreth vicioz të hakmarrjeve të njëpasnjëshme.”
Guterres i ka kërkuar Teheranit të garantojë aksesin e plotë të inspektorëve të AIEA-s (Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike) në impiantet bërthamore dhe të pasurimit të uraniumit.
“Na nevojitet një zgjidhje e besueshme, gjithëpërfshirëse dhe e verifikueshme tha ai që të rikthejë besimin, përfshirë aksesin e plotë të inspektorëve të AIEA-s, si autoritet teknik i Kombeve të Bashkuara në këtë fushë.”- tha Guterres.
Lajmi kryesor:
SHBA sulmoi Iranin, Këshilli i Sigurimit të OKB mbledhje urgjente, Guterres: Ka rrezik për hakmarrje! Reagojnë dhe Von der Leyen, Macron, Starmer e Merz
H.K/ReportTv.al