Bota

Guterres: Uria në Gaza është një dështim i njerëzimit, koha për të vepruar

22 Gusht, 12:49| Përditesimi: 22 Gusht, 12:51

  • Share

1755552506_antonioguterres.JPG

"Pikërisht kur duket se nuk kanë mbetur më fjalë për të përshkruar ferrin në Gaza, shtohet një e re: 'uri'. Nuk është mister, kjo është një katastrofë e shkaktuar nga njeriu dhe një "dështim i njerëzimit". Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë të ndarë në X, pasi uria në Qytetin e Gazës dhe zonën përreth u konfirmua për herë të parë nga Klasifikimi i Integruar i Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC).

Më tej, ai thotë se Izraeli, si fuqi pushtuese, ka detyrime për furnizimet ushqimore që duhet t’i zbatojë sipas ligjit ndërkombëtar.

"Uria nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin; është shembja e qëllimshme e sistemeve të nevojshme për mbijetesën njerëzore. Njerëzit po vdesin urie. Fëmijët po vdesin. Dhe ata që kanë detyrë të veprojnë po dështojnë. Si fuqi pushtuese, Izraeli ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë detyrën për të siguruar furnizime ushqimore dhe mjekësore për popullsinë."

Apelon që të veprohet sa më shpejt.

"Nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë pa u ndëshkuar. Mjaft me justifikime. Koha për të vepruar nuk është nesër, është tani. Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve dhe akses të plotë dhe të pakufizuar humanitar.", përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.


Lajmi kryesor:

OKB shpall zi buke në Gaza: Situatë katastrofike për 500 mijë njerëz, rezultat i veprimeve të Izraelit! Tel Avivi: Raport i rremë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?