Ekonomi

Pagesa me SEPA nga 7 tetori, Guvernatori Sejko nxit bankat e nivelit të dytë të bëjnë më shumë përpjekje për pagesat digjitale

22 Shtator, 15:07| Përditesimi: 22 Shtator, 17:49

  • Share

Nga 7 tetori transfertat do të mund të bëhen përmes sistemit SEPA. Pagesat do të jenë më të shpejta dhe me kosto shumë herë më të ulët. Për këtë proces, guvernatori u ka kërkuar bankave të përshpejtojnë punën, dhe në tetor të kenë gati të gjithë infrastrukturën për të nisur zbatimi edhe në Shqipëri.

***

Nga Shqipëria drejt 40 shteteve të tjera pjesë të SEPA, duke filluar nga 7 tetori do të mund të bëhen transferta me kosto deri 5 herë më të ulët.

Banka e Shqipërisë ka sqaruar se për transfertat dalëse deri në 100 mijë euro, komisioni nuk mund të jetë më shumë se 0.01% e vlerës, ndërsa për ato mbi 100 mijë euro do të jetë maksimumi 25 euro.

Ndërsa për transfertat hyrëse, pra për paratë që vijnë në vend, komisioni nuk do të jetë më i lartë se 3 euro pavarësisht vlerës.

Për të nisur implementimin në kohë të këtij sistemi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mblodhi në një takim Bordin Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, ku ka kërkuar që të përshpejtohet puna për krijimin e infrastrukturës për pagesat digjitale, të hartojnë kuadër rregullator të rreptë për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe vetë bankat të punojnë edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve për avantazhet dhe rreziqet e përdorimit të pagesave digjitale.

Nisja e transfertave me SEPA përveç se do të bëhet me kosto më të ulëta dhe më shpejtë se aktualisht, sipas guvernatorit do të ndikojë në reduktimin e parasë cash në ekonomi dhe në rritjen e edukimit financiar.

Numri i pagesave digjitale për frymë në Shqipëri ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 4 pagesa për frymë në vitin 2016, ndërsa 78% e popullsisë kanë një llogari bankare nga rreth 40% që ishte në vitin 2017.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/09/2025 16:02

    E pafalshme qe akoma edhe sote nuk mund te hape nje llogari bankare online pa qene prezente ne Shqiperi, duhet te bredhesh te noteri pastaj per vule apostile. Dhe te mundoje vellane 78 vjece te paraqitet te arka e kursimit dhe ne banke?! Flitet per dite per Ai ,per Diellen?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?