Sirhan Sirhan dhe Robert Kennedy (momenti i vrasjes)

Guvernatori i Kalifornisë mohon lirimin me kusht për vrasësin e ish senatorit të SHBA-ve, Robert Francis Kennedy

14 Janar 2022, 02:44| Përditesimi: 14 Janar 2022, 02:49

  • Share

 

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom , kundërshtoi lirimin nga burgu të vrasësit të Robert F. Kennedy, Sirhan Sirhan, duke thënë se Sirhan ende përbën një kërcënim të paarsyeshëm për sigurinë publike dhe mund të nxisë më shumë dhunë politike nëse ai lirohet nga burgu.

"Vrasja e senatorit Kennedy nga zoti Sirhan është ndër krimet më famëkeqe në historinë amerikane," shkroi Newsom në vendimin e tij  Z. Sirhan vrau Senatorin Kennedy gjatë një sezoni të errët të vrasjeve politike, vetëm nëntë javë pas vrasjes së Dr. Martin Luther King, Jr. dhe katër vjet e gjysmë pas vrasjes së vëllait të senatorit Kennedy, Presidentit John F. Kennedy”

Një panel prej dy personash i komisionerëve të lirimit me kusht rekomandoi në gusht që Sirhan të lirohej pavarësisht se ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, duke vënë në dukje se kur kreu krimin ai ishte 24 vjeç dhe tani është 77 vjeç.

"Ne mendojmë se jeni rritur," tha Komisioneri i Bordit të Lirimit me Kusht Robert Barton në seancën dëgjimore të gushtit, duke vënë në dukje se Sirhan ishte regjistruar në klasa për menaxhimin e zemërimit dhe në takimet e Alkoolistëve Anonim.

Sirhan, një i krishterë palestinez nga Jordania, ka thënë se ishte i zemëruar me Kenedin për mbështetjen e tij ndaj Izraelit dhe kishte pirë alkool përpara të shtënave, por ende nuk ka marrë përgjegjësinë e plotë për atentatin.

"Sen. Kennedy ishte shpresa e botës... dhe unë i dëmtova të gjithë ata dhe më dhemb ta përjetoj atë, njohurinë për një vepër kaq të tmerrshme, nëse e kam bërë në fakt këtë," tha Sirhan.

Gjashtë nga nëntë fëmijët e mbijetuar të Kenedit vlerësuan vendimin e Newsom për të refuzuar lirimin e Sirhan.

"Pasionet politike që motivuan aktin e këtij të burgosuri ende ziejnë sot dhe refuzimi i tij për të pranuar të vërtetën e bën të pamundur të arrihet në përfundimin se ai ka kapërcyer të keqen që vloi mbi 53 vjet më parë," thanë vëllezërit e motrat në një deklaratë të përbashkët të martën.

Sirhan qëlloi Kennedyn, ish senator i Shteteve të Bashkuara nga Nju Jorku, dy herë në shpinë dhe një herë në kokë më 5 qershor 1968, në Hotelin Ambassador në Los Anxhelos, momente pasi Kennedy mbajti një fjalim fitues në zgjedhjet presidenciale demokrate në Kaliforni.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?