Oleh Synyehubov, guvernatori i administratës rajonale të Kharkivit ka konfirmuar për BBC se trupat ukrainase kanë shtyrë forcat ruse në kufirin në një zonë.
“Ne po luftojmë 24/7, kështu që është e vështirë të thuhet nëse është një rezultat i përhershëm për trupat tona. Ne përjetojmë pushtimin rus nga anë të ndryshme, një kilometër djathtas ose majtas, kemi ende luftime të ashpra", tha ai.
Ai tha se pika e nxehtë e luftimeve është në drejtimin Izyum, qytet që aktualisht është i pushtuar nga rusët.
“Izyum është totalisht i bllokuar, nuk ka asnjë mundësi për të mbajtur procesin e evakuimit dhe për të ofruar ndihmë humanitare për civilët”, tha ai.
Synyehubov pohoi se rusët po humbasin një numër të madh të personelit, automjeteve të blinduara dhe avionëve.
Lajmi kryesor:
Nis evakuimi me autobus i ushtarëve nga fabrika e çelikut, regjimenti Azov: Po zbatojmë urdhrin! Putin: Ne do t'i përgjigjemi zgjerimit të NATO-s
E.K/ReportTv.al