Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano ka postuar një foto të tij me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në Itali me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991.
Michele Emiliano i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit Rama, duke u shprehur se është një kënaqësi ta kenë në Itali pasi miqësia e tyre është e lashtë e bazuar në fakte dhe jo fjalë.
“Erdhi sot me rastin e 30 vjetorit të eksodit shqiptar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ta kem këtu së bashku me ministrin Di Maio, është një kënaqësi që buron nga një miqësi e lashtë e bazuar në fakte dhe jo fjalë”, shkruan guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano.
Lajmi kryesor:
30 vite nga eksodi i 25 mijë shqiptarëve drejt Italisë, Luigi Di Maio: Ato pamje, të gdhendura në memorien tonë! Rama: Bujaria italiane nuk do të harrohet kurrë
I.K/ReportTv.al