Guvernatori rus në Krime: Kemi zmbrapsur sulme nga dronet e ukrainasve! Qytetarët të qëndrojnë në gatishmëri

1 Maj 2023, 18:09| Përditesimi: 2 Maj 2023, 07:34

  • Share

1671209834_krime.JPG

Flota e Detit të Zi, e mbështetur nga sistemet e mbrojtjes ajrore, po zmbraps një sulm me dron në Sevastopol. Kështu deklaroi Mikhail Razvozzhayev, guvernator i qytetit të Krimesë të pushtuar nga forcat ruse.

"Forcat e flotës, në bashkëpunim me mbrojtjen ajrore, po zmbrapsin një sulm nga dronët e armikut në rrugën e jashtme. Një dron tashmë është rrëzuar. Të gjitha shërbimet e qytetit janë në pritje," shkroi Razvozzhayev në kanalin e tij Telegram, duke kërkuar qytetarët të qëndrojnë të qetë.

Dy ditë më parë, një sulm i ngjashëm çoi në shpërthimin e një depoje karburanti në Sevastopol, duke ngritur një re gjigande tymi mbi qytet.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kiev: Nuk dimë për ndonjë ndërmjetësim nga Vatikani, gati për kundërsulm! Për Shtëpinë e Bardhë, ofensiva ruse në Donbass ka dështuar


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?