Guvernatori Sejko: Inflacion gjatë 2022 do jetë më i lartë sesa parashikimi! Rritja ekonomike do ngadalësohet

23 Prill 2022, 13:19| Përditesimi: 23 Prill 2022, 14:00

  • Share

Inflacioni në Shqipëri për vitin 2022 pritet të jetë më lartë sesa është parashikuar, ndërsa rritja ekonomike do të ngadalësohet. Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbledhjet e Pranverës me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington.

Ai theksoi se inflacioni në Shqipëri pritet të qëndrojë mbi objektivin e Bankës, në pasqyrim të goditjeve që vijnë nga çmimet e rritura në tregjet ndërkombëtare, megjithatë shtoi se kjo goditje do të ketë efekte të përkohshme.

“Rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet e mëparshme”, theksoi Guvernatori.

Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar ishte efektiviteti i politikës të deeuroizimit të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë me qëllim stimulimin e përdorimit të monedhës kombëtare në veprimtarinë e sektorit bankar dhe të sistemit financiar.

Sipas Guvernatorit, kjo politikë krijoi kushte më të favorshme për një transmetim më të mirë të politikës monetare duke ulur në këtë mënyrë rreziqet për stabilitetin financiar dhe politikën fiskale, pavarësisht shkallës së lartë të euroizimit të ekonomisë shqiptare.

Lidhur me sektorin bankar, Guvernatori u shpreh se ai shfaqet i qëndrueshëm ndaj goditjeve dhe efekteve prej dy vitesh të pandemisë dhe se veprimtaria e tij vijon të zgjerohet mbështetur kryesisht nga depozitat, fitimi i tij është përmirësuar ndërsa likuiditeti mbetet i lartë. Falë planit të masave për reduktimin e kredive me probleme dhe angazhimit të Bankës së Shqipërisë tashmë raporti i kredive me probleme ka shënuar vlerën më të ulët në 15 vitet e fundit, 5%.

Në vijim, Guvernatori theksoi se përballë rritjes së çmimeve të ushqimeve, të lëndëve të para dhe të produkteve bazë, politika monetare u përshtat duke synuar krijimin e kushteve të nevojshme monetare për respektimin e objektivit të inflacionit të Bankës së Shqipërisë me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar dhe rritjen e qëndrueshme e afatgjatë të ekonomisë.

Ora 14:06
Ministrja e Ekonomisë në takimet e pranverës me FMN dhe BB: Masat e marra nga qeveria dhanë efektet ne rritjen ekonomike të vendit

1650715745_oo.JPG

Në takimet e Pranverës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore në Uashington, delegacioni shqiptar përfaqësohej nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Pikat kryesore gjatë takimeve ishin efektet e luftës në Ukrainë, zhvillimet më të fundit ekonomike globale dhe ecuria e reformave në Shqipëri, paraqitja e situatës aktuale makrofiskale si dhe parametrat kryesor ekonomike të Shqipërisë nën influencën e krizës së Ukrainës, situata pozitive dhe e favorshme  përpara krizës, kriza energjetike, rritja e çmimeve, si dhe përgatitja e skenareve të mundshëm për përballimin e krizës.

Ministrja Ibrahimaj  zhvilloi takime me Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian, zj. Yan Sun, Shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, si dhe përfaqësues nga grupi i BB-së – zj. Anna Bjerde, Zëvendëspresidente për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore,dhe SuriSarvesh, Drejtor i Agjencia e Garancisë Shumëpalëshe të Investimeve,MIGA, grupi i Bankës Botërore.

Gjithashtu u diskutuan dhe ecuria e reformave te nisura nga Qeveria shqiptare.

Nga të dy institucionet u vlerësuan këto reforma pasi kane ndikuar pozitivisht si në terma të rritjes ekonomike dhe zgjerimit të punësimit, çka tregon dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Të dyja institucionet ndërkombëtare shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur teknikisht dhe financiarisht reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 01/05/2022 16:52

    RRIT RROGAT MOR PALACO GUVERNATOR,,,,SI TE PERBALLOJME NAFTEN 2400 LEK/LITRI,, DHE CMIMET E USHQIMEVE,,,,,,,JU SI QEVERI VIDHNI FONDIN PER RRITJEN E RROGAVE C'DO VIT....POPULLI TE NGRIHET NE DEMOSTRATA PER RRITJEN E RROGAVE....THIKA KA VAJTUR NE KOCKE...////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?