Në konferencën e mbajtur me drejtuesit e misionit të FMN në vendin tonë, Guvernatori Gent Sejko deklaroi sot se rritja e çmimeve të ushqimeve dhe lëndëve të para kanë sjellë rritje të inflacionit, por që sipas tij kjo situatë do të ketë efekt kalimtar.
Sejko tha se vendi ka pasur dhe do të ketë një rritja ekonomike më të lartë se parashikimet por që në fakt nuk ka sjellë punësim. Guvernatori garantoi se Banka e Shqipërisë do të marra masa me normën e interesit në varësi të asaj që do të ndodhë me krizën energjetike.
"Goditjet aktuale të ofertat nuk pritet të godasin në afatmesëm çmimet dhe nuk kërkojnë masa nga Banka aktualisht. Ekonomia në vitet në vijim do të jetë i ngadalë, por do të sigurojnë prodhim më të lartë, rritje punësimi, kthim të inflacionit në objektiv. Reduktimi i borxhit dhe konsolidimi fiskal do të rris mbrojtjen nga goditjet në të ardhmen. Nëse ne do të kemi një ndikim të fortë në inflacion, nëse ne do të shohim që rritja e çmimeve e naftës, energjisë, gazit apo tek të gjitha produktet e tjera ushqimore që ndikojnë në mirëqenien e popullatës, ne jemi të gatshëm të rishikojë qëndrimin e politikës monetare, nga politika lehtësuese në atë shtrënguese, ne do të shohim mundësinë e rritjes së normave të interesit"”, tha Sejko.
Lajmi kryesor:
FMN kundër uljes së TVSH për ushqimet: S'përkthehet në ulje të çmimeve! Kriza energjetike, subvencionet të fokusohen vetëm tek familjet në nevojë
K.T./ReportTv.al