Salinas dhe Sejko

Guvernatori Sejko takon shefin e Bankës Botërore Emanuel Salinas, në fokus rregullorja për mikrokreditë e anëtarësimi i vendit në SEPA

18 Shtator, 17:14| Përditesimi: 18 Shtator, 17:16

  • Share

Së shpejti vendi do të ketë një rregullore për mbrojtjen e konsumatorëve nga mikrokreditë. Për këtë Banka e Shqipërisë po punon me Bankën Botërore, me synim që rregullat e reja për jo-bankat të hyjnë në fuqi më 1 janar. 

Kjo rregullore ka qenë në fokus edhe të takimit që guvernatori Gent Sejko pati me shefin e Bankës Botërore në vend Emanuel Salinas, ku është theksuar se rregullorja do të ketë në fokus mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

Diskutimet janë përqendruar edhe tek anëtarësimi i Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), ku mbështetja e Bankës Botërore në këtë proces është me rëndësi strategjike për vendin, i cili po punon drejt zhvillimit të pagesave të shpejta. 

Guvernatori në takim i ka bërë panoramë situatës ekonomike në vend të fokusuar në stabilitetin financiar, rritjen ekonomike, ecurinë e kreditimit dhe depozitave. Ai theksoi se gjysma e parë e vitit 2024 është karakterizuar nga një rritje e mirë ekonomike, me zhvillime pozitive në tregun e punës në drejtim të papunësisë dhe nivelit të pagave, përmirësim i treguesve fiskalë dhe zbutje e ndjeshme e presioneve inflacioniste, të cilat u pasuan nga vendimi i BSH-së për uljen e normës bazë të interesit në nivelin 3% në muajin korrik.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?