Erling Haaland dhe stadiumi i ndeshjes

Haaland mund i vetëm Kosovën, Norvegjia mposht 3-0 Dardanët në Oslo

5 Qershor, 21:13| Përditesimi: 5 Qershor, 21:21

  • Share

OSLO - Norvegjia fitoi 3-0 kundër Kosovës në miqësoren që u zhvillua këtë të mërkurë në stadiumin "Ullevaal" në Oslo. Vendasit iu falën formës së mirë të Erling Haaland, me sulmuesin e Cityt që shënoi tripletë.

Ndërkohë që të dyja skuadrat nuk do jenë pjesë e finaleve të Euro 2024, miqësorja shërbeu për të parë gjendjen e lojtarëve. Dueli u zhbllokua pas 15 minutave lojë. Haaland me kokë mposhti Bekajn, teksa të njëjtën gjë e bëri edhe në minutat 70-të dhe 75-të për të marrë topin në shtëpi.

Trajneri Franco Foda i Kosovës bëri pesë zëvendësime, teksa për t'u përmendur se në pjesën e parë nga fusha dolën të detyruar për shkak dëmtimi Amir Rrahmani dhe Bernard Berisha.

Goli i parë i Haaland

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?