Arma e krijuar nga adoleshentët

Kronikë

Habisin adoleshentët e Divjakës/ Shpikin armën e pazakontë për të gjuajtur rosa në Karavasta

1 Janar 2020, 20:31| Përditesimi: 1 Janar 2020, 20:51

  • Share

DIVJAKË- Disa adoleshentë janë ndaluar në parkun e Karavastasë në Divjakë, pasi kishin planifikuar që të gjuanin roza.

Duke shfrytëzuar datën 1 janar, kur vëmendja është më tepër tek festa, ata janë futur në zonën e Kularit në Divjakë me qëllimin për të gjuajtur rosa, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj, por jo vetëm. Siç bën me dije, Ardian Koçi, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Fierit, të rinjtë kishin përgatitur një armë artizanale, për të cilën thotë se nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend që mund të ishte armë.

"Nuk mund ta mendoja kurrë që kjo të ishte një armë!U kap sot në mëngjes disa adoleshenteve nga Divjaka në zonën e Kularit. Mbase duke menduar qe festa do na ulte vigjilencën, sot ata tentuan të dilnin për rosa. Mekanizmi i thjeshtë. Fisheku futej në folenë e tytës dhe kjo e fundit ngjeshej me force brenda një tubi tjetër qe ishte salduar në pjesën e qytës. Në fund ishte edhe gjilpëra që godiste kapsollën. E pabesueshme!Për ne muzeun e Parkut", shkruan Koçi.

Postimi i plotë i Koçit

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armiku i klases: 02/01/2020 09:39

    Nga keta te rosave duhet te jemi vigjilente se paraqesin shume rrezik,dhe jo ata te droges dhe hashashit se keto jane gjera te vogla.

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/01/2020 22:47

    Krimenelë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?