Habit fotografi i botës së egër: “Ja kush është kafsha e pazakontë që kapi kamera në territorin tonë”

17 Mars 2023, 12:05| Përditesimi: 17 Mars 2023, 12:12

  • Share

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte gazetari dhe fotografi i botës së egër Arian Mavriqi. Një nga fotot e tij u bë shumë virale më datë 17 shkurt, kur u festua 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ku vajza e vogël shihte babain e saj të veshur polic.

“Ishte një moment që e nuhata se do ishte emocionues kur pashë vajzën e vogël në mes të sheshit, e cila po shihte oficerin e policisë me shumë vëmendje” tha në fillim të bisedës Ariani.

Ata që e njohin karrierën e tij, e dinë me siguri se ai është një gazetar shumë i veçantë pasi fotografon dhe filmon botën e egër të kafshëve brenda dhe jashtë Kosovës.

”Ne jemi dokumentues të kafshëve më të veçanta që syri i njeriut nuk mund t’i shohi në jetën e përditshme, si përshembull, kaprolli, dreri i egër, apo shpendët më të veçanta që gjenden në malet tona” vazhdoi ai.

 I pyetur nga moderatorja për një histori të veçantë gjatë punës së tij, Ariani u shpreh: “Do të veçoja rastet kur gjatë dimrit kemi gjetur kafshë të egra që kanë qenë të pamundura të ushqehen dhe njeriu, pra ne i ka ushqyer” tha ai.

Sa i takon kafshës më të veçantë që i kanë parë sytë, Ariani tha: “Në një natë kur kishim vendosur kamerat, pashë një ekzemplar të ujkut të bardhë, që nuk është i zakontë për trevat tona, nuk e di sesi u gjend këtu ky ujk dhe të gjithë mbetëm të habitur” theksoi ai.

Një moment tjetër i rëndësishëm në karrierën e Arianit është dhe kur Kompania gjigande Microsoft, i bëri një koment fotos së gazetarit, pasi kjo e fundit kishte një ngjashmëri mbresëlënëse me logon që përdor aktualisht windows si simbol të saj në faqen e parë.”Sigurisht që ky koment nga kompania ishte shumë i veçantë për mua dhe u bë menjëherë lajm në portalet e Kosovës dhe jo vetëm”, u shpreh Ariani në fund të bisedës.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?